Nga arresti i shtëpisë ku ndodhet si i hetuar për aferën e privatizimit të klubit partizani, kryetari i PD Sali Berisha ka sulmuar ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King Smith. Sipas Berishës diplomati britanik një gënjeshtër të bërë publike nga Lulzm Basha se ai kishte lidhje me Suel Çelën e përcolli në qeverinë e tij si të vërtetë.
“Turp të kesh o ambasador, se nuk përfaqëson... ti turpëron vendin tënd. Ti turpëron Europën, tha Berisha në daljen e tij të radhës nga dritarja e shtëpisë së tij.
Por menjëherë ka reaguar ish kreu i PD Lulzim Basha i cili thotë se ato që pretendon Berisha i ka hedhur poshtë gjykata britanike.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Akuzat e lodhura të cilat janë hedhur poshtë edhe me vendim Gjykate në Britani të Madhe, nuk davarisin dot duhmën që lëshon marrëveshja e tij me Edi Ramën, që kundërmon brenda dhe jashtë vendit.”
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)