Berisha sulmon SHBA:Obama
trafik droge me avionin presidencial
Dje ish-kryeministri Berisha ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit Rama. Deri në këtë pikë nuk ka asgjë të re. Jemi mësuar që doktori të publikojë parcela kanabisi të marrë gjetiu nëpër internet dhe të thotë që janë në Shqipëri. As kjo nuk ka përbërë problem nga pikëpamja e marrëdhënieve Shqipëri-Partnerë ndërkombëtarë.
Dje ish-kryeministri Berisha ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit Rama. Deri në këtë pikë nuk ka asgjë të re. Jemi mësuar që doktori të publikojë parcela kanabisi të marrë gjetiu nëpër internet dhe të thotë që janë në Shqipëri. As kjo nuk ka përbërë problem nga pikëpamja e marrëdhënieve Shqipëri-Partnerë ndërkombëtarë.
Mirëpo, me postimin e djeshëm ish-kryeministri Berisha ka bërë një sulm direkt ndaj Shtëpisë së Bardhë, më saktë ndaj Presidentit të SHBA-ve.
Berisha ka publikuar një fotomontazh siç shihet edhe më poshtë, në të cilin shihet se avioni i përdorur është “Air Force One”, avioni i presidentit të SHBA-ve. Kjo duket jo vetëm nga ngjyra, por edhe nga fakti se është modeli i vetëm “Boing747” i cili në katin e dytë nuk ka dritare, pasi aty ndodhen serverat që lejojnë komunikimin satelitor të Presidentit në ajër. (shih fotot më poshtë). Madje, në avion duket edhe vula e Presidentit.
Pra, mirë që sulmon kundërshtarin poilitik me çdo mjet sado të ulët, por si mundet një ish-kryeministër, një ish-president qw ka pritur Presidentin e SHBA-ve në Tiranë, të përdorë simbolin e fuqisë së SHBA-së, duke i vendosur mbishkrimin “kanabistan airlines”?
A po thotë Berisha që se “Air Force One” me të cilin udhëton Obama është në fakt “kanabistan airlines”? A do të thotë se qeveria e SHBA-ve është e përfshirë në trafik droge?
Si ish-kryeministër dhe ish-president, Berisha ka patur dhe ka këshilltarë dhe i njeh mirë simbolet kaq të rëndësishme, ndaj është justifikim i ulët nëse do të shfajësohet duke thënë “nuk e dija që ishte avioni i Presidentit të SHBA-ve”.
Sulmi tangent i Berishës ndaj Shtëpisë së Bardhë dje, është i rëndë. Si në shumicën e rasteve ai ka kaluar jo kufijtë e normales në politikën shqiptare, por ka atakuar shtetin më të fuqishëm në botë dhe partnerin më të madh që Shqipëria ka./Lexo.al
Fotomontazhi i Berishës (qarkuar vula e presidentit të SHBA)
Avioni i Presidentit të SHBA-ve
(qarkuar vula)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
37.8%
-
Jo
58.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00