Berisha duhet të japë dorëheqjen, shprehet prerë Alesia Balliu gjatë një bisede në “Studio Live” në Report Tv. Balliu është e bindur se rrënja e çdo problemi në parti është kryetari i saj i cili e bën të mos jetë e besueshme, fituese dhe mos të ketë as kartën e moralit.
“Berishës do t’i kërkoja të jepte dorëheqjen dhe mos të rigaronte për kryetar të PD meqë jemi edhe afër zgjedhjeve për kryetar që janë në prill. Do të ishte një shpëtim për PD, shpëtim për demokracinë, hapje dere e opozitës në faktorin ndërkombëtar, hapje dere e opozitës me drejtësinë. Sot që flasim, elementi kryesor Është Berisha ai që i ka problemet me ndërkombëtarët, non gratën në Londër, SHBA-të dhe me SPAK-un që e sulmon. Kjo opozitë s’mund të jetë e besueshme për qytetarët, të ngjallë shpresë apo të bëjë ndryshimin. Që partia opozitare të jetë fituese është që karta fituese është e moralit që fatkeqësisht ky lidership nuk e ka”, tha Balliu.
Ndërsa sa për protestën e Berishës, analisti Fatmir Merkoçi, i cili e ndjek vazhdimisht këtë protestë, siç thotë ai, “si analist”: “Për sa kohë partitë politike kanë privatizuar protestat, nuk ka zhvillime”.
Juristja mendon se e gjithë protesta ka vetëm një qëllim: “E gjithë protesta që bëhet është për mbijetesë politike të Sali Berishës”, tha ajo ndërsa shtoi se ndryshimi duhet të vinte vetëm me votë.
Nga ana tjetër, Merkoçi thotë se opozita duhet t’i kishte qëndruar statutit dhe të krijoheshin fraksione, por këtu Balliu i vë në dukje një problem. “Nëse ke mendim kundër në PD, shpallesh armik”, ia ktheu juristja.
Merkoçi pati komente edhe për Salianjin, por Balliu tha se “ai do ta shpallë shumë shpejt programin”, pasi tani po dëgjon qytetarët.
Analisti pati edhe një deklaratë të fortë për PD: “Do të vdesë me Saliun”, tha ai, ndërsa më vonë gjatë bisedës, cilësoi se këto protesta nuk janë frytdhënëse: “Nga protesta kalohet në revoltë, jo me molotovë”.
Komente










