1589818873_berisha.jpg
Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat nga protesta në mbrojtje të Aleancës për teatrin bëri thirrje për mosbindje civile për të rrëzuar Edi Ramën. "Sot narko-diktatori meriton Lanën, jo zyrën, pasi është pushtues, ai meriton të hidhet në Lanë, aty e ka vendin. Sot përveç Zotit dhe guximit të tyre nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër. Skena të tilla kam parë vetëm në 1990. Le ta nisim këtë betejë. Duhet të bashkohemi të gjithë.

Ftoj cdo shqiptar të bashkohen. Një socialist më thoshte, m'u këptë dora që votova për atë. Më tha doktor të kërkoj të falur që votova atë. Këta rrinë se i lamë ne, por ne nuk duhet ti lëmë, të paguajmë cdo çmim për të çliruar Shqipërinë. Të gjitha format e mosbindjes civile. Qytetarët nuk kanë më ligje dhe drejtësi, armën më të fuqishme kanë guximin e tyre" tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha: Mosbindje, ta hedhim Ramën në Lanë! Basha: Protesta vijon! Meta: Hetim ndërkombëtar për shembjen