Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate!

Tirane- Sali Berisha thotë se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për qeveri teknike, të cilën kërkon ta plotësojë përmes mosbindjes civile, por thekson se nuk do të përsëritet skenari i vitit 2017.

Qeverinë teknike me Ramën kryeministër, Berisha e sheh jashtë çdo imagjinate, duke e quajtur dështim, marrëveshjen që Basha arriti 7 vite më parë me 6 ministri dhe zëvendëskryeministrin.

Ai  është modeli i dështimit të plotë. Qeveri teknike me Ramën kryeministër, është jashtë çdo imagjinate. Dy gjëra duhet të përsëris këtu, ne jemi forcë demokratike dhe pushtet me dhunë nuk marrim kurrë. Ne jemi forcë demokratike dhe në pushtet vijmë vetëm me votë. Por ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë' tha Berisha në një konferencë për median me video.

I pyetur nëse mosbindja civile është “me kohë të pjesshme”, duke iu referuar protestës së një dite më parë para bashkisë së Tiranës, e cila kishte dukshëm vetëm një “grusht” njerëzish, ai tha se Rama do ta ketë mosbindjen e opozitës “full time”.

“Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë…”, tha Berisha.

Berisha nuk kurseu epitetet për deputetët demokratë dhe demokratët që sot formalizuan krijimin e partisë së re “Djathtas 1912’. Nga puçistë tek "tatto Tao' parti apo dhe bizat e Ramës i quajti duke replikuar ndaj deklaratës së tyre se nuk e pranonin si kandidat për kryeministër. 

"...Së pari njëherë për Tao Tao partitë, siç është kjo e fundit që përmende ti, e kupton vetë qëndrimin e Sali Berishës. Së dyti, për bizat antiopozitë të Edi Ramës është i njëjti qëndrim. PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë dhe të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira.  Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë, jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, ata janë në një variant, talebanët e politikës, janë fondamentalist, janë vegla të Edi Ramës dhe mund tu vesh shumë epitete.

As Sali Berisha dhe asnjë njeri tjetër, nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve, atë që ata duan në drejtim.  Ata që përpiqen të rrënojnë opozitën, ta dekapitojnë apo caktojnë asaj kryetarin, ata janë puçistë që shkelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ligjet e vendit të tyre. Pra ti imagjinosh ti apo ndonjë tjetër, se Sali Berisha do të lëkundet nga ky pozicion që e pranoi si mision në emër të qenies shqiptar, që i thotë mikut, mik, por që di ti thotë vetes, ‘Zot më ruaj nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë’. Pra është iluzive të mendosh se për hir të mafias shqiptare e ndërkombëtare, Sali Berisha do të cedojë. Kurrë, kurrë, kurrë.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I burgosuri poplitikë: 13/10/2024 19:17

    SALIH: Në 1996 më ke burgosur me POLICAT e TU 12 orë dhe na qethën KOKAT 3 VETA SALEH.Me urdhrin TËND për të na VJEDHUR VOTAT-SALEH.Dhe i VODHE 90 %.More 92 DEPUTET ME VOTA TË VJEDHURA.Më von do të tregoi K/POLICIN QË E BËRE DEPUTET & TASHMË BISEZMEN MË I MADH NË SHQIPËRI-SALEH.Ai që vodhi VOLUTËN E XHAFERIT ME 7 POLIC TË TJER SALEH..! -SALIH:Mos shpif se të kan vjedhur VOTAT.JO..JO..! -PD me JU në krye nuk fiton as për 100 vite o SALEH. -SALIH:Vetëm 1 herë ke fituar në 22 mars 1992 & pas 4 muaj humbe përsëri e nuk ke fituar më si PD o SALIH.Me Liken 2 herë Saleh.Pasi të morën vesh se kush ishte o SALEH.Një KOMUNIST 400 KARAT I 08 NËNTORIT 1968,sek.Partie 25 vjet,një armik i shokëve të TU MJEK SALEH,më keq se Enveri Saleh.A e njeh Dr.ULVI VEHBIU 1970 SALEH.? -Ke 24 vjet në krye të BANDËS PD ME SPIUN E KOMUNIST SALEH.! -SALEH:Në 1992 TRODHE DREJTËSINË 100 % & NË 2005 MEDJET 99 %.Edhe SOT I KE TË KAPURA SALEH.Ndaj po bën qejf në shtëpi me non gratën Liri(Sllobodankën me nënën MILICA agjente e UDB-SALEH).! -NON GRATA NUK TË HIQET DERI NË VDEKJE KLINIKE SALEH..!POLITIKE KE VDEKUR MË 09.09.2022 SALEH. -Do të jem DËSHMITAR KUNDËR TEJE SALEH..!

    Përgjigju
  • MallaKASTRIOTI: 12/10/2024 20:59

    Po ndjek Sb-NON GRATËN që nga 1991 kur në Shkodër në 2 prill u vran 4 protestues..që ecnin qetë në këmbë,në biçikleta,që shihnin si DIGJESHIN INSTIT.E VËNDIT ME URDHËRIN E 1 PERSONAZHI ME PARDESY TË BARDHË QË 50 % TË FAMILJES E KA ME GJAK SËRB..! -Sot përball kishte 4 gazetar plus sekretaren e përhershme GARO që akoma nuk po e kupton se Sb nuk bëhet kurrë KM i Shqipërisë..! -Në çdo dalje në Konferencë Apo ballkonin 8,ky KFASHË( pas 21 janarit sipas F.Nanos) shpif të njëjtat dënglat prej GALLOMANI JASHTQITJE E KOMBIT. -Sb kërkon QEVERI TEKNIKE,sikur nuk ishte Ai PRAPA LULIT 2017 që mori 50 % të Qeverisjes ku AVOKATEN E POPULLIT-Ish Avokaten e tij e ka akoma në detyrë & nuk dënjon të votohet 1 tjetër qëllimisht..! • SALIH: Flije mëndjen se E.Rama do ikë deri në 2029 si KM.Pasi PD-ja juaj BANDË-1991 do humbi thellë në 2025. • Deri 2029 Ju SALEH.. do keni punë me SPAK,GJKKO me dosjet e hapura të KL.PARTIZANI ME MBI 50 VILA NË GJITHË EUROPËN ME FIRMËN TËNDE KM,DOSJA E 21 JANARIT QË URDHROVE PËR TË VRAR 4 BURRA SELEKTIVË QËLLIMISHT PËR TË MBROJTUR KOLLTUKUN TËND & PASURINË QË TË DOLI SE PASKEJ KËN SHEIK BOTROR FAMILJARISHT..NDAJ DASH TË FUTI NË LISTËN E ZEZË PLRJETSISHT..DORZO PASURINË SALEH.SHKO NË BURG VET SALEH.LËRE PD-në SALEH.PO TALLET BOTA ME JU SALEH.!

    Përgjigju
  • Dhimokrat: 12/10/2024 20:53

    Birish ke te drejte karminister ti kerkon kete temin

    Përgjigju
  • Alo: 12/10/2024 16:41

    Ka gazetarë përballë apo vetëm çapaçula që i bëjnë pyetjet e parapërgatitura nga Shqup ? Si nuk e pyet njeri se çfarë nënkupton me zgjedhje të lira e votë të lirë ? Zgjedhjet dhe votat e 1996 ? Apo ato të 2009 ? Apo ato të 2013 ?

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 12/10/2024 21:35

      O te shpelafte morta, por edhe morta ka frike nga ty prandaj muk te mer o kancer i Shqiperise.o kriminel , hajdut vrases , ti je kryetari I nje partie te koruptuar , me genjeshtrat e tua as ne hale nuk shkohet ,nuk e justifikon dot veten sali .Debole Nexhmien per kafete po ty çfar duhet te te besh me 50 vilat qe ke ? Ty do te te varia te stessi ku u rezua busti i Enverit .O tradhetar .

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro