Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate!

Tirane- Sali Berisha thotë se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për qeveri teknike, të cilën kërkon ta plotësojë përmes mosbindjes civile, por thekson se nuk do të përsëritet skenari i vitit 2017.

Qeverinë teknike me Ramën kryeministër, Berisha e sheh jashtë çdo imagjinate, duke e quajtur dështim, marrëveshjen që Basha arriti 7 vite më parë me 6 ministri dhe zëvendëskryeministrin.

Ai  është modeli i dështimit të plotë. Qeveri teknike me Ramën kryeministër, është jashtë çdo imagjinate. Dy gjëra duhet të përsëris këtu, ne jemi forcë demokratike dhe pushtet me dhunë nuk marrim kurrë. Ne jemi forcë demokratike dhe në pushtet vijmë vetëm me votë. Por ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë' tha Berisha në një konferencë për median me video.

I pyetur nëse mosbindja civile është “me kohë të pjesshme”, duke iu referuar protestës së një dite më parë para bashkisë së Tiranës, e cila kishte dukshëm vetëm një “grusht” njerëzish, ai tha se Rama do ta ketë mosbindjen e opozitës “full time”.

“Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë…”, tha Berisha.

Berisha nuk kurseu epitetet për deputetët demokratë dhe demokratët që sot formalizuan krijimin e partisë së re “Djathtas 1912’. Nga puçistë tek "tatto Tao' parti apo dhe bizat e Ramës i quajti duke replikuar ndaj deklaratës së tyre se nuk e pranonin si kandidat për kryeministër. 

"...Së pari njëherë për Tao Tao partitë, siç është kjo e fundit që përmende ti, e kupton vetë qëndrimin e Sali Berishës. Së dyti, për bizat antiopozitë të Edi Ramës është i njëjti qëndrim. PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë dhe të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira.  Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë, jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, ata janë në një variant, talebanët e politikës, janë fondamentalist, janë vegla të Edi Ramës dhe mund tu vesh shumë epitete.

As Sali Berisha dhe asnjë njeri tjetër, nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve, atë që ata duan në drejtim.  Ata që përpiqen të rrënojnë opozitën, ta dekapitojnë apo caktojnë asaj kryetarin, ata janë puçistë që shkelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ligjet e vendit të tyre. Pra ti imagjinosh ti apo ndonjë tjetër, se Sali Berisha do të lëkundet nga ky pozicion që e pranoi si mision në emër të qenies shqiptar, që i thotë mikut, mik, por që di ti thotë vetes, ‘Zot më ruaj nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë’. Pra është iluzive të mendosh se për hir të mafias shqiptare e ndërkombëtare, Sali Berisha do të cedojë. Kurrë, kurrë, kurrë.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo: 12/10/2024 16:41

    Ka gazetarë përballë apo vetëm çapaçula që i bëjnë pyetjet e parapërgatitura nga Shqup ? Si nuk e pyet njeri se çfarë nënkupton me zgjedhje të lira e votë të lirë ? Zgjedhjet dhe votat e 1996 ? Apo ato të 2009 ? Apo ato të 2013 ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil