Berishës i komunikohet nesër akuza për 'Partizanin', analisti Leka: Protesta, presion për SPAK! S’ka më të pandëshkueshëm

TIRANË- Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Nalltezi pritet t’iu komunikohet nesër zyrtarisht akuza nga SPAK. Por, ish-kryeministri ka thirrur një protestë para Prokurorisë së Posaçme, një lëvizje kjo që analistin Martin Leka tregon presionin që Berisha kërkon t’i ushtrojë drejtësisë.

Për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Leka tha në Report Tv se kjo është një lëvizje e tepruar dhe se Berisha duhet të presë që fjalën e fundit ta thotë drejtësia dhe jo t’i bëhet presion.

“Kjo është provë force mes PD dhe organeve të drejtësisë. Nuk më duket se kjo do ishte mbrojtje më e mirë për Berishën, nëse PD do ta mbrojë e ka bërë gjatë gjithë kohës duke shkuar çdo natë poshtë ballkonit. Kjo është lëvizje e tepruar kur protestohet para SPAK, kur ndërkohë pavarësisht asaj ca thotë Berisha duke e etiketuar si një organizatë kriminale, kjo do ishte lëvizje e panevojshme se është presion që i bëhet organeve të drejtësisë. Duhet pritur që fjalën e fundit ta thotë drejtësia dhe jo ti bëhet presion”, tha Leka në Report Tv.

Hetimi ndaj një ish-kryeministri dhe ish-presidenti, sipas Lekës tregon kulmin e pandëshkueshmërisë që po sjellin institucionet e reja të drejtësisë.

“Kjo tregon kulmin e pandëshkueshmërisë, gjithkush në këtë vend duhet të masë mirë kur fute dorën në xhepin e qytetarëve. Është rasti i parë, kur një ish-president dhe një ish-kryeministër vihet në bankën e të akuzuarve apo i komunikohet një akuzë zyrtare. Fakti është që në këtë vend nuk ka më të pandëshkueshëm, qoftë ky edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri, siç është Berisha, një figurë në qendër të politikës prej 32 vjetësh”, u shpreh Leka.

SPAK është gati të mbyll hetimet për aferën “Partizani” dhe nesër thërret Sali Berishën për t’i komunikuar zyrtarisht akuzat, bashkë me dhëndrin Malltezi. Në të njëjtën ditë që pritet të merret i pandehur, Berisha thërret militantët te SPAK si presion për t’u mbrojtur nga drejtësia, që ndër të tjera po i heton edhe pasurinë.

    SI.E./r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



    ×

    Lajmi i fundit

    U përplas me trafikndarësen te Kopshti Zoologjik, vdes në spital 33-vjeçari

    U përplas me trafikndarësen te Kopshti Zoologjik, vdes në spital 33-vjeçari