BERLIN - E përjashtoj daljen e Greqisë nga eurozona, sepse e dua Evropën, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras për revistës gjermane "Der Spiegel".
Ai shpreh bindjen se Evropa nuk do të rrezikojë shpërbërjen e vet për bonde me vlerë 1,6 miliardë euro.
"Gjithësesi, BQE-ja ia ka hedhur lakun në fyt Athinës, pavarësisht faktit se në takimin e Eurogrupit, më 20 shkurt, u vendos që t'i jepet frymëmarrje Greqisë", thekson ai.
Kryeministri grek garanton se qeveria e tij dëshiron të avancojë në zbatimin e reformave strukturore, por nuk do të reduktojë edhe më shumë pagat.
Cipras vë gjithashtu në dukje se nuk e ka vizituar Berlinin, pasi nuk i është bërë ndonjë ftesë nga kancelarja dhe deklaron që nëse Angela Merkel i bën një ftesë për vizitë, ai do të përgjigjet menjëherë.
"Nuk duam të marrim kredi pafundësisht, duam të dalim nga kjo ngushticë. Mirëpo mund të angazhohemi për masa të cilat mundemi t'i zbatojmë", nënvizon dhe i referohet mekanizmit tatimor, burokracisë, listës së pasurive, kadastrës e tjerë.
Sa u përket privatizimeve, Cipras garanton se pasuria publike do të vihet në eficencë, por nuk do të shitet gjithçka./ATSH/
/Shqiptarja.com