BERLIN - Nëse Greqia braktis eurozonën, kjo do të shkaktojë efektin domino që do të shtyjë edhe Spanjën dhe Italinë, ndoshta edhe Gjermaninë, që të ndjekin shembullin e Athinës, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në një intervistë për gazetën gjermane "Bild".
"Nëse shpërthen Greqia, kjo do të pasohet nga Spanja dhe Italia, ndoshta edhe Gjermania. Për këtë duhet të gjejmë zgjidhje. Njerëzit nuk morën asgjë nga programet e ndihmës, sepse gjithçka shkoi në banka", deklaroi Kamenos.
Ai u përqëndrua edhe në kërkesën greke për pagesën e reparacioneve Greqisë për krimet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Kjo nuk është masë kundër Gjermanisë, por borxh historik. Ari që nazistët kanë marrë nga Athina në Berlin vlen shumë para'. Presim dëmshpërblimin për arin", tha Kamenos, i cili është lider i partnerit më të vogël në koalicionin e majtë qeveritar grek, partia e djathtë "Grekët e pavarur"./ATSH/
/Shqiptarja.com