BERLIN, 13 mars /ATSH-DPA/ - Më shumë se gjysma e gjermanëve mendojnë se Greqia duhet të largohet nga zona euro, sipas një sondazhi të botuar sot.
Një sondazh i "Politbarometer", i kryer për llogaritë televizionit publik gjerman, ZDF, tregoi se 52 për qind e gjemanëve mendonin se vendi ballkanik duhej të largohej nga eurozona, në ndërkohë që 40 për qind e tyre mendonin të kundërtën.
Vetëm për dy javë, opinioni publik gjerman ndryshoi në favor të një "Grexit".
Vlen të përmendet fakti se 80 për qind e gjermanëve mendonin se qeveria e kryeministrit grek, Aleksis Cipras nuk ishte e sinqertë me partnerët e saj evropianë.
Edhe ministri gjeman i Financave, Wolfgang Schaeuble, nuk përjashton një dalje të Greqisë nga zona euro.
"Që nga momenti që përgjegjësia për të vendosur është vetëm e Greqisë, dhe ne nuk e dimë se çfarë ajo mendon të bëjë, nuk mund të përjashtojmë një dalje të Athinës nga zona euro", deklaroi dje në mbrëmje Schauble në një intervistë për televizionin austriak ORF./ a.jor.