Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se do të mbyllë ose do të bëjë me matës të gjithë puset që përdoren për nxjerrjen e ujit ka indinjuar jo pak qytetarët. Lajmi ka prekur dhe aktorin e humorit, Bes Kallaku, i cili ka shkuar te pusi i Ijes, gjyshes së tij të shtrenjtë.
Nga aty, Besi i dërgon një mesazh kryeministrit Rama, duke i thënë se Ija e hap pusin para se me lindur ai. Aktori i humorit poston një video në ‘Instagram’, ku shfaqet bashkë me Ijen te pusi i kësaj të fundit
/Shqiptarja.com

“Pjesa pare. Osht indinju Ija se dun me ja bo pusin me mates. Hahaahhaa loooottttt. Përshëndetje të gjithëve, jam këtu me Ijen dhe me pusin e Ijes. O Ije ka thënë Edi Rama se do t’i vë matës pusit të Ijes. O Edi, para se me lind ti e ka hap Ija grykën e pusit. Pastaj, ti Ije s’e përdor më pusin, që kur ka vdekur Lala. Pusi i Ijes u shemb o Edo sa the ti”, thotë Bes Kallaku.
d.c./shqiptarja.com