Bes Kallaku mes makinave luksoze
s'do ta besoni ç'kërkon nga Ija/FOTO

Bes Kallaku mes makinave luksoze<br />s'do ta besoni ç'kërkon nga Ija/FOTO<br>
Aktori i humorit, Bes Kallaku, e ka shprehur gjithmonë hapur dashurinë e tij të pazëvendësueshme për gjyshen e tij, të cilën e thërret “Ije”. Por Besi ka dhe një tjetër dashuri të madhe në jetën e tij, që është këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka lidhur dhe jetën.

Teksa shumë njerëz mendonin se Besi do të ‘harronte’ Ijen e tij të dashur për Xhensilën, pas dasmës madhështore me këtë të fundit verën që lamë pas, në fakt ka ndodhur e kundërta. Dashuria për Ijen është shtuar edhe më shumë, dhe ajo duket se është gjithmonë në plan të parë për aktorin e humorit.

Këtë e dëshmojnë postimet e herë pas hershme të Besit në ‘Instagram’, ku shfaqet me Ijen, ose duke i kërkuar mendim kësaj të fundit për çështje të ndryshme. I tillë është edhe postimi i sotëm i Besit, i cili shfaqet mes dy makinave luksoze, e ndërsa pyet Ijën se cilën prej tyre të marrë. “O Ije, ke te marr e ke te le???”, shkruan Besi. 

besi insta
K(Postimi i Bes Kallakut në Instagram)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie