Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit Ismail Kadare ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të rrallë të Ismail dhe Helena Kadare.

Në foto çifti shihen në ditën e tyre të dasmës të lumtur dhe të rrethuar nga miqtë e tyre. Fragment jete të cilin Helena e përshkruan ndër kujtimet te "Kohë e pamjaftueshme".

Në foto mund të dallohen ndër të tjerë dhe Naum Prifti dhe Dritëro Agolli. 

"Foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963. Në të majtë dalloj Naum Priftin, në të djathtë, në cep, Dritëroin." - shkruan Besiana në rrjetet sociale.

Dita e dasmës se Helena dhe Ismail Kadaresë. Foto: Besiana Kadare