Prej dy vitesh Drejtori Ekzekutiv i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore pranë Ministrisë së Ekonomisë, Besjan Pesha, është bërë baba i Darisit të vogël. Duket se vogëlushi sa vjen edhe i ngjan më shumë të atit duke u bërë kopja e tij. Thonë që vajzat ngjajnë shumë me baballarët e tyre, por ja që Darisi i vogël bën përjashtim. Në këtë fotografi shikojmë, që anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Besjan Pesha është shumë i lidhur me të të birin e tij. Ai e ka ngritur në krahë Darisin e vogël dhe të dy duket se po kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Mesa duket Pesha është jo vetëm një zyrtar i mirë, por edhe një baba i përkushtuar.

Su/ Shqptarja.com