Beatrix reagon për herë të parë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP, ja çfarë thotë për marrëdhënien e saj me Donaldin

Beatrix reagon për herë të parë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP, ja çfarë thotë për marrëdhënien e saj me Donaldin

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP. Me një postim në Instagram, ajo falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, ndërsa thotë se po përshtatet jashtë edhe me ndihmën e familjes së saj.

Ajo ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat, ku tregon se është fokusuar te muzika. Sa i përket romancën me Donald Veshajn, me të cilin nisi një histori dashurie kur ishte pjesë e Big Brother VIP, Beatrix thotë se nuk do të ndryshonte asgjë dhe 'nëse do me zgjaste dorën që të hidheshim bashke, do e bëja po prap'

“Dua ta nis këtë shkrim me një falënderim për te gjithë ju qe më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushe me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi, por kam fatin të jem pjesëtare e një familje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes. Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohë qe të rigjej gravitetin tim. Mund t’ju tregoi që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh haha. Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam supportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thash në sfiden e lajmeve i qëndroj mendimit që ai duhet të fitoj BBV. Përsa i përket marrëdhënies sonë, kam lexuar pak se si është parë nga jashtë. I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro edhe deri diku ata kundër – Dukeqenëse marrëdhënia jonë ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidh me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donald Veshaj do më zgjaste dorën që te hidheshim bashke, do e beja po prap. Bekime dhe dashuri për të gjithë ju!", shkruan ajo.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ledja: 28/01/2022 13:14

    Eshte vertet shume gjynah te paragjykojme nje vajze kaq shume a thua vrau njeri joo thjesht deshi nje djale u perball me ndjenjat e saj e shprehu ate qe ndjeu ku eshte gabimi ketu turp njerezve qe nxjerrin mllef ndaj trikses te gjithe pro bores kush eshte bora aman na e ben boren perendi po kur dilnin lajmet e bores me atdheun ku ishin njerezit apo po flinin gjume boll tani se e tepruat te gjithe e njohim kush eshte bora mos te flasim me shume keshtu qe triksa urime zemer qofsh e lumtur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'