Beteja e fundit e UÇK-së

Pas tri vjet hetimesh, duke mos lënëgur pa lëvizur në Kosovë, Shqipëri, Serbi e Mal të Zi, prokurori amerikan, Clint Williamson, më në fund e bëri public raportin e shumëpritur rreth pretendimeve të zviceranit, Dick Marty, për trafikim organesh në Kosovë e Shqipëri gjatë luftës së fundit.

Një kapitull I lexuar mijëra here nga ndërkombëtarët u mbyll dje, duke konfirmuar se në Kosovë nuk ka pasur trafikim organesh, ndërsa UÇK-ja, si strukturë e organizuar guerile, nuk ka pasur program për krime kundër popullsisë serbe dhe jo shqiptare.

Kështu mund të përshkruhet shkurt raporti i Williamson-it, edhe pse Brenda tij ka shumë konfuzione, kontradikta e mospërputhje, që lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.
Ajo që është substanciale, është fakti se nuk ka dëshmi të bazuara se ka pasur trafikim organesh në Shtëpinë  e Verdhë, një object që u apostrofua si “shtëpia e ferrit” nga shkrimtarët, publicistët dhe dramaturgët serbë. Këtë shtëpi në Burrel të Shqipërisë, edhe ndërkombëtarët  e zunë në gojë qindra herë, ndërsa banorët e kësaj shtëpie u torturuan me vitesitë ishin “të bijtë e Kaimit”. Sa I përket trafikimit me organe, Williamson heq nga imazhi I Kosovës dhe i UÇK-së, njollën më të madhe të etiketimit ndërkombëtar, ndërsa hap një shteg tjetër, atë për krime të luftës dhe pas luftës nga disa ish-guerilë dhe oficerë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo e dyta (përkrime lufte), kushtimisht është më e pranueshme, sepse akuzon individualisht pjesëtarët e UÇK-së, por jo edhe UÇK-në si ushtri guerile çlirimtare, edhe pse kontradiktat shfaqen edhe në këtë segment.
Willimason pranon se hetimet e tij kanë të bëjnë me një periudhë 15 vjet më parë, ku “ekzistojnë shumë pak, ose aspak, prova materiale”, e në anën tjetër thotë se ka fakte të bazuara se ka pasur krime nga individët e UÇK-së.

“Ka dëshmitarë që nuk janë më, kanë ndërruar vendbanimin ose edhe janë të drobitur nga jeta...”,thotë Willimason në raportin e tij. Madje për shumë gjera, ai falënderon hapur kryeprokurorin serb Vukçeviq, I cili thotë se na ka ndihmuar shumë, por ka respektuar pavarësinë e TFHS-së. Pra, këtu lë hapësirë për interpretim ndryshe, sepse kryeprokurori serb dihet se çfarë ndihmi mund të jape kur janë në pyetje ish-guerilët e UÇK-së. Të paktën një here këtë kryeprokuror e kemi vërtetuar me të ashtuquajturin “Grupin e Gjilanit”, të cilët u dënuan me mbi 100 vjet burg, ndërsa më vonë u shpallën të pafajshëm, vetëm pasi e mbajtën gjysmën e burgut.
E aty ku Williamson flet për disa individë, të cilët kanë shfrytëzuar luftën për t’u pasuruar individualisht, atëherë ia pafshin hairin, sepse pasuria sa çel e mbyll sytë, ka edhe konsekuencat e mëpastajshme.

Megjithatë, akt akuza e mundshme për disa oficerë të UÇK-së mund të konsiderohet edhe një betejë për të pastruar veten dhe luftën. Sado e dhimbshme që është kjo, disa eprorë duhet ta lajnë “lamën”, sepse kështu, siç po shihet, po e lyp procesi, ndoshta edhe për ta përmbyllur kapitullin e “krimeve të luftës” dhe për ta nisur procesin integrues.

Ndoshta deklaratat e Williamson-it se “ka pasurkrime kundër popullsisë serbe” është më shumë justifikim për punën tre vjeçare të grupit të tij, sidomos pasi nuk u vërtetuan deklaratat e Dick-ut, se ka pasur trafikim me organe.

Si do që tëjetë, disa nga eprorët e lartë të UÇK-së do të dëshmojnë edhe një herë, nëse ka pasur, ashtu siç po thotë Williamson, “persekutim, rrëmbim, zhdukje, burgim të paligjshëm, dhunë seksuale, forma tëtjeratëtrajtimitçnjerëzor...etj”, tëserbëvenëKosovë e nëShqipëringadisaindividë.

Ndryshe, kjo është beteja e fundit e “individëve” të UÇK-së për të dëshmuar të vërtetën, çfarë do qoftë ajo!


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!