Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë nga festivali ndërkombëtar i zhvilluar dje në Tiranë, Bread & Heart, ku për 2-in vit radhazi u mblodhën qindra talente të arkitekturës botërore e lokale.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë videokartolinë krenarie të Festivalit Ndërkombëtar Bread & Heart, që ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale, dhe dje mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Gjatë fjalës së mbajtur dje, Rama vlerësoi rolin e zhvilluesve dhe investitorëve në afrimin e emrave më të rëndësishëm të arkitekturës ndërkombëtare në vend, duke nënvizuar rëndësinë e harmonizimit të zhvillimit urban me natyrën dhe hapësirat publike.

K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Qershor, 11:02

    Jeni me Edi Ramën për zhvillimin e Zvërnecit?