Ylli Pata: Beteja e padukshme brenda opozitës!

Ylli Pata: Beteja e padukshme brenda opozitës!

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

“Jo”-ja e grupit të Alibeajt drejtuar Foltores së Sali Berishës dhe aleatit të tij Ilir Meta, është pritur se do të ndodhë nga pala tjetër.

Por sipas gjasave është pritur që të jetë një hile, një ndrojtje, një deklaratë me gjysmë zëri, por jo një refuzim i qartë politik.

E natyrisht ky është zhvillimi më i rëndësishëm që ka ndodhur pas atij vendimi të deputetëve të PD-së, për të përfunduar misionin negocues Bardhi-Paloka. Por ka disa ditë që në emisionet televiziv analizohet krejt në një kontekst dhe argumente të vjetra. “Kështu të përçarë do të fitojë Edi Rama, pse s’u bashkuat” e gjëra të tilla.

Por në politikë, më shumë se numrat, realiteti politik imponohet nga një profil apo një model që vjen në terren.

Partia Demokratike pësoi një ndarje pas shpalljes Non grata të Berishës prej SHBA, jo nga numrat, pasi realisht ato në zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë shumë të larta, nëse analiza bëhet e ftohtë dhe pa size të njëanshme.

Shifrat e 25 prillit kanë shumë mesazhe brenda që natyrisht mund të nxjerrësh përfundime dhe reflektime pafund.

Që nga bashkimi thuajse intuitive i votave opozitare në një periudhë të vështirë frustrimi pas daljes nga sistemi, por edhe votat preferenciale të deputetëve. Ku natyrisht shkëlqeu një debakël i qartë i Sali Berishës në qarkun e Tiranës.

Sinjali i thatë e i shkoqur i 25 prillit tek votat e opozitës ishte: ata nuk e donin këtë front politik me Sali Berishën e Ilir Metën. Jo më kot doktori doli më poshtë se mjaft personazhe televizive, kurse LSI-ja e Metës pësoi një shock politik, edhe pse mori 100 mijë vota.

Me shpalljen e Berishës Non grata, nga çdo zë i logjikshëm i PD-së, madje edhe nga ata që sot janë në krah të foltores ju bë thirrje kryetarit historik që të mos e përfshinte PD-në dhe opozitën në konfliktin e tij me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e logjikshme që Berisha, me një kontroll kaq të rreptë të PD-së për 30 vite do të kishte njerëz e grupe që do ta mbështesnin. Madje influenca e tij do të vijojë të jetë e gjerë, siç dhe në histori, roli i tij politik do të ridimensionohet më ftohtësisht dhe me argumente racionale.

Por Sali Berisha, vendosi ta sfidojë PD-në, pra botën politike të partisë së tij me aksiomën staliniste: “O me mua, o kundër meje”! Çfarë ndodhi? Tashmë në PD kemi dy grupe, pro dhe kundër doktorit. Gjykimi në këtë rast është mirë që të bëhet brenda strukturave të PD-së, se pastaj po të hynim në publik, duhet të presim një proces votimi transparent dhe të ndershëm popullor.

Por në PD, tashmë ka një betejë politike, e cila është nga Parlamnti, në stukturat qëndrore, në strukturat lokale, e deri tek seksionet e grup seksionet. Është një betejë qartësisht politike, ku ka dy anë, krejt të qarta: berishjanët dhe jo berishnjanët. Modeli tashmë i stërnjohur merre me lëng se mishi u mbarua, i doktorit, dhe modeli që pos jell grupi i ri drejtues i Partisë Demokratike.

Debati i Enkelejd Alibeajt e Jurida Tabakut, Gazmend Bardhit e të tjerëve me mazhorancën, nuk është “marka” berishjane, është krejt e kudnërta. Në një intervistë televizive, Jorida Tabaku, e tha qartë se “duhet një mendësi tjetër e të bërit opozitë”.  

Pra kemi qartësisht një proces politik që duhet të hyjë e zhvillohet krejt natyrshëm, në fillim me plot të drejtë brenda “popullit të PD-së” e më pas në publik. Berisha nuk pranon ta bëjë këtë betejë, i shmanget, pasi thërret gjithmonë në ndihmë  njerëz nga jashtë, siç thirri Ilir Metën. 

Por e gjithë kjo, nuk mund ta shmangë konfrontimin politik brenda opozitës, i cili e arriti zenithin në ligjin për dosjet. Aty ndodhi edhe ndarja reale që në Partinë Demokratike ka qenë, por Sali Berisha nuk e ka lejuar të institucionalizohet. 

Natyrisht nuk i ka future në burg siç ka bërë Enver Hoxha me parardhësit e Alibeajt me shokë, por ka thënë: “Ok flisni”, por në fund nuk ka fishkëllyer mendimin e qëndrimin e tyre.

Sot, Alibeaj dhe grupi i tij e kanë mundësinë për të thënë të tyren, jo vetëm në publik, ku duhet thënë nuk i kanë xhan shumë panelet, porn ë radhë të parë në Parlament dhe në raport me ndërkombëtarët. Që është padyshim segmenti thelbësor i Shqipërisë të pas 1990-s.

E dalë nga izolimi i Enver Hoxhës, shqiptarët, që duket edhe sot në sondazhe, nuk kanë asnjë dyshim që partnerët e mëdhenj të vendit si SHBA dhe BE, pra Perëndimi, të jenë në një farë mënyrë këshilltarët më të besuar të tyre.

E kjo betejë, po zhvillohet në Parlament, media, në gjykata, siç ndodh në çdo vend të Perëndimit, ku Sali Berishës për herë të parë i ka dalë gjëja nga kontrolli. Madje, hollë hollë, Berisha ka shansin real që të garojë për herë të parë. 

E kjo garë do të bëhet në zgjedhje. Mirë do të ishte të bëhej brenda PD-së, por ngaqë kjo nuk është e mundshme pikërisht prej Berishës, do të ndodhë në kutitë e votimit. Siç dhe ndodhi më 25 prill….

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)