'Kush vjedh është tradhtar' Erion Braçe në Frontline Interview: Rama reflektoi! Korrupsioni deri në 2013 ishte i përgjakshëm! Sot pa mburojë politike

TIRANE-  Në një mbledhje jo të zakontë në kryesinë e kuvendit me ministrat e deputetët, teksa PS po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Edi Rama u bëri të qartë sot të tijve betejën e Partisë Socialiste kundër korrupsionit. Asnjë mbrojtje politike ndaj askujt që shkon në dyert e SPAK të cilin kryeministri tha se do të vazhdojë ta mbështesë pa asnjë rezervë, ndërsa u tregoi vijën e kuqe.  Kush bën korrupsion tha Edi Rama në gjirin e Partisë Socialiste është tradhtar i dyfishtë, u shpreh Rama paraditen e sotme.

Për deputetin socialist Erion Braçe ky fjalim është reflektim i thellë i një lideri që ka në pushtet 11 vite dhe e ndjen të nevojshme reformën e thellë strukturore institucionale për ti thënë stop.

Përballe gazetares Marsela Karapanco sot pasdite në 'Frontline Interview', në Report tv, Erion Braçe tha se PS po nis një reformë të thellë kundër korrupsionit dhe komentoi deklaratën e kryeministrit në kryesi.

"(Shenim:Rama) Foli si njeriu që ka 11 vite në pushtet, mban përgjegjësi dhe reflekton ndaj fenomeneve të qeverisjes. Eshtë reflektim i thellë mbi problematikat që janë shfaqur në nivel qëndror e vendor dhe ku korrupsioni është një nga fenomet më dëmbërës në shoqëri. Për fat të keq ne nuk trashëguam një sistem që parandalon korrupsionin apo e lufton. Ne trashëguam një imuntet shumë të fortë tek të gjithë ata të pushtetshëm e jo vetëm të pushtetit qëndror e vendor e në ekonomi, por dhe në krim. Do të duhej koha e domosdoshme për të krijuar reformën në drejtësi. Por tani nuk mjafton. Nuk mjafton një ishull për të luftuar korrupsionin por një strukturë e plotë e qartë shoqërore. Ajo që është thënë sot ka të bëjë me një reformë institucionale, një reformë të thellë strukturore" tha Braçe. 

Po kush janë tradhëtarët në PS?

Erion Braçe: Të gjithë ata që abuzojnë me detyrën shtetërore, dhe me besimin politik dhe besimin që i është dhënë për të menaxhuar pasuritë e shtetit. Çdo organizëm ka parazitët e tij, ata të vegjetojnë, por nga dhe ata parazitë agresivë që gërryejnë sistemin. Ndryshimi për këtë është. Ajo që duhet të funksionojë është mekanizmi i shtetit. Duhet bërë dhe analiza si ka mundësi që ky zyrtar arriti të depërtojë. Kjo analizë merr vlerë të madhe për të reformuar sistemin.

Pyetjes se pse Rama nuk përmendi emra të përveçëm, por tha vetëm ministra apo ish-ministra apo kryebashkiakë, Braçe iu përgjigj.

Këto janë emra. Përkundër, edhe përtej kësaj, pati një tipologji ta atij që e quajti tradhtar. Një njeri që nuk i bindet ligjit por kapërcen ligjin për të përfituar. Eshtë themelore që PS po nis një valë shumë të madhe kundër korrupsionit në mënyrë institucionale në reforma të thella strukturore që e bën korrupsionin të padepërtueshëm në qeverisje.

Nga ana tjetër, deputeti socialist tregon se nga dallon fjalimi i sotëm nga procesi i katarsisit në Partinë Socialiste në vitet 2001-2002.

U fol sikur zoti Rama kishte fjalim kundër ministrave apo ish-ministrave. Kështu ishte në vitin 2000, në dimrin 2001 dhe deri në fund dimrin pranverën e 2002, në formën brutale, e që kulmoi me katarsisin e famshëm, që në pjesë të rëndësishme shkoi në banalitete. Ajo sot ka të bëjë me një reformë institucionale. Nga ato batutat e 2001 2002, që ishin dhe akuza, kritika, denoncime për qeverisjen e PS, kjo sot është hyrje në një reformë shumë të madhe që adreson korrupsionin. Në 2001 dhe 2002  çka ndodhi derivoi në shkarkimin e kryeprokurorit. Tani i jepet fuqi më të madhe drejtësisë. Por synohet reformë e thellë strukturore që të këputin fijet e korrupsionit me zyrtarë të shtetit.

Dorëheqje?
Ata që kërkojnë dorëheqjen e Ramës i etiketon "një tufë me karagjozë ordinerë që vijnë vërdallë e bëjnë si reformatorë të mëdhenj e në fund nuk prodhojnë asgjë por vetëm Sali Berishën, edhe një herë, edhe një herë".

Bën dhe një dallim mes korrupsionit para 2013 kur Shqipëria qeverisej nga Berisha e pas 2013 kur vendi qeveriset nga Rama

"Korrupsioni deri në vitin 2013 ishte i përgjakshëm! Të vjedhësh duke vrarë dhe 21 janari që ishte të vrasësh për të vjedhë. Ka një diferencë mes këtij sistemi dhe atij që njerëzve abuzojnë me detyrën. Para 2016 nuk kishte përgjegjës. Nga 2016 e këtej korrupsioni ka përgjegjës dhe pa mburojë politike. Diferencën e bën gjaku" theksoi Braçe. 

Po për kë ishte mesazhi i fjalimit të Ramës?

Duhet kuptuar përtej këtij banaliteti kush ishte kush ia tha. Është tjetër gjë komplet. Mesazhi ishte shumë i qartë për të gjithë drejtorët në nivel publik. Një zë i fortë në vesh që gjithsecili të rivendos veten e tij në përputhje me ligjin. Nëse ka konsumuar vepra penale në ushtrimin e detyrës kjo forcë politike nuk ofron mbështetje për ata që do të përballen me ligjin. Për mua ka rëndësi reforma strukturore. Një komision i posaçëm do ta marrë në shqyrtim, do ta reformojë, ky është mesazhi më i rëndësishëm që ka dalë nga kjo mbledhje. Nuk fillon me atë që u bë sot. Me atë reflektim të kryeministrit. Kjo duhet folur duhet të vazhdojë. Duhet folur me njerëzit, që edhe shoqëria të kuptojë që një shërbim duhet ta marri pa para. Shqiptarët po shohin se ata që nuk prekeshin tani janë para drejtësisë në rresht.

Më 10 e 11 maj PS mban zgjedhjet një anëtar një votë e Braçe tregon objektivin. "Këtë fundjavë, të premten e të shtunën, do të zgjidhen delegatët e kongresit të PS. Për të rinovuar kongresin e PS-së në një masë 70%. Nuk la pa ironizuar zgjedhjet në Partinë e Lirisë ku 'Meta u shpall president pa bërë zgjedhjet".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Veliaj në SPAK, Braçe në Report Tv: Po bën atë që shumë politikanë para tij, nuk e kanë bërë

 

Në 2 orë fjalim përballë ministrave e deputetëve të Partisë Socialiste, teksa korrupsionin e cilësoi si armikun më të madh të historisë shqiptare, Kryeministri Rama u kujdes që qeverisjen e tij ta veçonte në këtë luftë. Edhe një herë Rama u tregoi të tijve  vijën e kuqe.

Po a ishte kjo një mbledhje për të lëshuar Erjon Veliajn?

Në studion e Frontline Interview Erion Braçe tha: Nuk ka lidhje lëshimi fare. Nuk komentoj për çështje që heton SPAK. Nuk kam asnjë lloj atributi si politikan të jap opinionin tim. Ai institucion është kompetent për të hetuar e ngritur akuzë e mbajtur përgjegjës para gjykate njerëz, zyrtarë, kriminelë e me radhë. Po zoti Veliaj po bën një gjë që shumë politikanë para tij, nuk e kanë bërë.  Jo vetëm që po jep sqarime para SPAK-ut, jo vetëm që është prezent atje, por është proaktiv dhe bashkëpunues për të zbardhur ato çështje për të cilat Prokuroria Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkon të hetojë dhe duhet t’i hetojë në thellësi e deri në fund.

Mbledhja e sotme ishte mbrojtje apo distancim nga zoti Veliaj?

Erion Braçe: E keni gabim. Mbledhja e grupit parlamentar ishte për reformën institucionale që duhet të nisë sa më parë të jetë e mundur. Nuk kishte lidhje as me mbrojtjen e kujt apo me hedhjen e kujt. Zero. Mbledhja e sotme kishte vetëm këtë synim.

Ora 19:23
'SPAK vijon detyrën përkundrejt presionit nga Rithemelimi në ballkon dhe Kuvend', Braçe mbështet kritikat e Ramës: Prokuroria e Tiranës nuk po heton evazionin

 

Erion Braçe në Frontline Interview u shpreh se janë dy ritme me të cilët po punon drejtësia, njëra është SPAK, tjetra janë gjykatat e tjera që nuk po kapin ritimin e SPAK dhe po lënë mjaft qyterarë pa drejtësi. Kjo ka qenë dhe një nga mesazhet e sotme të fjalimit të Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sakaq, Braçe ka shigjetuar deputetët e Rithemelimit dhe Sali Berishën që sulmojnë SPAK dhe i bëjnë presion në Kuvend dhe në 'Ballkon' natë për natë. Megjithatë SPAK, sipas Braçes vijon punën përkundrejt këtij presioni të jashtëzakonshëm.

'Shigjetim do të thotë pse heton filanin, pse heton drejtorin. Çështjet e evazionit nuk është sulm ndaj institucionit të drejtësisë. ‘Po e bullizon prokurorin e Tiranës’. Është thjesht kërkesë llogarie. Ka të drejtë çdokush nga ne. Po e vë në punë. Dy segmente të mëdhaja, politika dhe krimi po goditen. Por evazioni fiskal nuk po goditet e për fat të keq është evident.

Personalitete në art kulturë, sport, politikë, po shmangin detyrimet tatimore dhe shkojnë për evazion fiskal, që nga Ronaldo, Messi, presidenti Bayern Munchen, shikojnë në burg për taksa të papaguar. Kemi dy ritme të drejtësisë. Një është SPAK që vijon të bëjë detyrën përkundrejt presionit të jashtëzakonshëm natë për natë jo vetëm tek ballkoni, në sallën e Kuvendit. Çohen deputetë pa pikë turpi në sallë kuvendit dhe sulmojnë një institucion kushtetues dhe nuk ka asnjë reagim nga Kuvendi.

Kemi dhe gjykata që nuk kanë të njëjtën ritëm përkundrejt çështjeve që u paraqiten. Janë dy ritme të ndryshme. Duhet thelluar reforma, duhet që institucionet të bëhen funksionale. Përtej vendimeve që është një bilanc pune dhe duhet kontrolluar. Dhe dimensioni profesional duhet kontrolluar. Ok kaloi vettingun por çfarë po bën, po flen gjumë. Ça bën kjo drejtësia përtej SPAK? Është pjesa më e madhe e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Ky është mesazhi i atij zotërisë jo për të bullizuar prokurorinë e Tiranës. Sepse zoti Rama ka përgjegjësi për qytetarët që kërkojnë drejtësi. U ka premtuar drejtësi dhe të ballafaqohet me ta', tha Braçe. 

Ora 19:19
'Beleri ka mbaruar!’ Braçe tregon mesazhin që do të përcjellë Rama më 12 maj në Athinë

Më 12 maj kryeministri Edi Rama nis turin në Europë për të takuar shqiptarët e diasporës në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Turi nis në Athinë. Po kush është mesazhi i këtij takimi?

“Rama bën shumë mirë që takon shqiptarët jashtë Shqipërisë. Thelbi i takimi të Ramës në Greqi nuk është Beleri por mesazhi për shqiptarët atje, Kthehuni! Më mirë këtu në shtëpinë e tyre e nuk kanë shpenzime sesa atje matanë. Ky turi është i rëndësishëm për të treguar Shqipërinë e re. Shqipëria që nderohet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria ekonomike ka nevojë për ata njerëz. Sa të marrim njerëz nga vendet aziatike... thirrja në fillim duhet të shkojë për shqiptarët. Këtu mund ta gjejnë veten më mirë. Nota politike për Belerin? Atje e keni mendjen? Po lërë ai ka mbaruar. Veto nuk ka më. Veton nuk ja theu zoti Rama, veton ia theu Gjermania dhe Franca. Dhe do t’u thyhet vetoja sa herë të jetë e padrejtë politike, për nevoja të brendshme atje, kështu kanë për t’ia thyer veton dhe kanë për t’ia thyer ata, europianët jo ne. Kanë për t’ia thyer në çdo rast. Kështu që as më ndikon fare ajo lloj gjëje,-është shprehur Braçe. 

Ora 19:07
'Korrupsioni vrau njerëz në Gërdec', Braçe: Pas 2016 ka përgjegjës para ligjit dhe nuk ka më mburojë politike

 

Deputeti Erion Braçe krahaosi në Frontline Interview korrupsionin e para vitit 2013 me atë çka po ndodh sot, duke thënë se në atë kohë korrupsioni vriste, si në rastin e Gërdecit dhe 21 janarit, ndërsa sot zyrtari shkon para ligjit i barabartë me një qytetar të thjeshtë.

'E gjithë apologjia që bëni dhe pyetje, që ka atje gjithë ato zyrtarë pse habiteni. Sepse kurrë në këtë vend nuk keni parë zyrtarë të shkojnë atje. Kishte drejtor tatimesh që akuzohej për vrasje dhe rrinte në detyrë sepse donte kryeministri. Nuk keni parë kurrë që në dyert e prokurorisë të shkonte një zyrtar. Tani e bëni sikur po bëni një gjë e madhe. Ishte anormale. Kishte pabarazi. Për qytetarët shkonin në burg, ndërsa për zyrtarët ishte imunitet i plotë. Një situatë normale tani ju duket anormale. Je  i barabartë para ligjit do shkosh. Kjo shkakton habi, si e lëshoi ky, e çoi atë. Duhet kështu siç po ndodh, jo ashtu siç ishte. Kështu është një tentativë e madhe për ti bërë njerëzit të barabartë para ligjit. Korrupsioni deri në 2013 ka qenë i përgjakshëm. Korrupsioni vrau njerëz në Gërdec. Ka një diferencë shumë të madhe, që të vjedhësh duke vrarë. Dhe në 21 janar të vrasësh për të vjedhur. Tani ke njerëz që abuzojnë dhe dalin para ligjit. Nga 2016 e këtej korrupsioni ka përgjegjës. Përgjigjen para ligjit dhe pa mburojë politike. Në nivel politik mbrojtje nuk ka më. Diferencën e bën gjaku. Pjesa tjetër, korrupsioni është korrupsion', tha Braçe.

Ora 19:03
'PS në zgjedhje më 10 e 11 maj' Braçe: Nuk do jenë si në PL, ku Meta u shpall president pa bërë zgjedhjet

1715100886_brace.jpg

Deputeti socialist Erion Braçe tregoi se zgjedhjet në PS do të mbahen këtë të premte dhe të shtunë dhe nuk do tëb jenë si ato në Partinë e Lirisë, ku Meta u vetëshpall president pa u mbajtur zgjedhjet akoma.

'Zgjedhjet në PS janë këtë premte dhe këtë të shtunë dhe janë reale 1 anëtar, 1 votë, jo si ajo partia që kishe këtu në studio, që u shpall president e zgjedhjet nuk ishin shpallur akoma dhe ndërkohë që ka shpallur zv.president', tha Braçe.

Nga ana tjetër Braçe thotë se publikut nuk i intereson se kë lëshoi Rama apo kë mbron, por qyterarëve u intereson marrja e dokumentave në kohë pa korrupsion.

'Ky është një muhabet që nuk i inetereson askujt pas kamerave, i intereson marrja shpejt e dokumentave, i intereson Kadastra. I intereson prokurimet publike, që kthehen në investime publike', shtoi ai.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 08/05/2024 00:16

    Tani na e mbushe mendjen or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Popo: 07/05/2024 22:01

    Korrupsioni ne 10 vjecarin e fundit ka dale duarsh duke vrare perfundimisht shpresen ne kete vend!

    Përgjigju
  • Real: 07/05/2024 21:52

    Brace kur je i paperlyer vete mos i dil ne krah politikisht sektit Rilindja. Po ikin njerezit sepse korupsioni po ju vret shpresen dhe nuk gjejne zgiidhje. Fillon korupsioni qe tek Portali Bashkeqeverisja. Shiko se cfare bejne dhe i shesin denoncimet. Holger Kodra eshte nje nga ata bandite qe po flasim.

    Përgjigju
  • Tani: 07/05/2024 21:25

    Bravo brace ziu

    Përgjigju
  • beni: 07/05/2024 20:53

    ,,pse tani nuk ka korrupsion...mos u perpiq te na e hedheshhh,,ppo qe se nuk futet ne burg veliaj dhe beqaj drejtesia eshte e kapur...kane vjedhur si kane dashur...

    Përgjigju
  • bemo: 07/05/2024 19:53

    o brace keni 11 vite ne pushtet e ti merresh me 2010. ju nuk beheni kurre shytetare se jeni pusht tetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit