Elisabeta Imeraj në Frontline Interview: Pritshmëria për SPAK e madhe, por s’është e vetmja që duhet të lulëzojë! Ndryshimet në drejtësi, mund të jenë edhe pozitive

TIRANË- Ish drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, thotë se ndryshimet në drejtësi mund të jenë edhe pozitive dhe në interes të qytetarëve shqiptarë. E ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, teksa u pyet nga gazetarja Marsela Karapanço për nismën antikorrupsion, ish-prokurorja tha se nuk duhet të lulëzojë vetëm SPAK, por edhe institucionet e tjera të drejtësisë.

'Me iniciativën e ndërmarrë është një lançim i një ideje që mund të ketë tendenca për përmirësim. Mund të ketë pasur studime që diçka nuk ka ecur siç duhet. E parë në këndvështrimin e popullatës së thjeshtë për të gjetur drejtësinë që vonon në kohë, ka një qasje drejt të cilës ta mendojmë me pozitivistet për të bërë diçka të mirë. Secili prej nesh nuk mund të gjykojë, se iniciativa të tilla nuk mund të bëhen për gjëra negative.

A do të futen duart në drejtës? Si një lloj tentative që po ndodh diçka që nuk duhet të ndodhë. Për ta parë me këtë sy duhen parë se cilat kanë qenë arsyet, që kanë çuar në inictiva të tilla dhe cili është qëllimi kryesor. Ka 8 vite që rrugëtojmë për mekanizmat, në i referohemi popullatës e cila kërkon realizim të të drejtave në kohën e duhur. A jemi në efektivë në raport me sistemin e drejtësisë së krijuar nga reformat. Nuk mund të fokusohemi vetëm tek një pikë. Duhet të jetë në qendër të vëmendjes, pritshmëria për SPAK është e madhe, por nuk është e vetmja që duhet të lulëzojë, duhet të përmirësohen edhe shumë të tjera. Asnjë nuk mund të jetë i çuditur pse po ndodhin këto ndryshime. Ne duke u fokusuar në një pikë kemi harruar episode të qytetarëve për jetën e përditshme.'- tha Imeraj.

Reagimet e përfaqësuesve të ambasadës së BE-së dhe SHBA-së për propozimin e kryeministrit Rama për një nismë të re anti-korrupsion, Imeraj thotë se ndër rreshta lexohet se i hapet rruge konsultimeve për të evidentuar problematikat.

‘Në rreshta lexohet hapja rrugë e konsultimeve për të evidentuar problematik dhe për ti zgjidhur ato. Nëse diçka nuk ka vajtur siç duhet, mund të lidhet me faktorë të ndryshme. Nuk ka asnjë njeri në botë që pranon se ka një gjë që nuk përmirësohet më.’- tha Imeraj.

Në një mbledhje me grupin parlamentar të PS, Rama propozoi ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar përmes një rezolute të PS të titulluar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Dosja e terroristëve, ish-prokurorja Imeraj: Nga vettingu u shkarkova për Natën e Kadrit, më vinin SMS që të ‘thamë mos u merr me ne’

 

Elisabeta Imeraj, ish-drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ka folur në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv në lidhje me dosjen që ka hetuar në kohën kur ishte prokurore. Një nga dosjet që u evidentua nga gazetarja Marsela Karapanço ishte dosja e terroristëve, që kishte të bënte me imamët e akuzuar për xhihadizëm.

Imeraj tha se çdo seancë niste me mallkime ndaj saj dhe shtoi se është kur është shkarkuar nga vettingu ka përkuar me Natën e Kadrit, që është një ditë feste për myslimanët. Imeraj tha se ka marrë shumë mesazhe të ku i thonin që të ‘thamë mos u merr me ne’.

'Problematikën më të madhe e kishin se prokurori mund të ishte femër. Çështje të tilla kur rrugëton në sistemin e drejtësisë dhe në veçanti në prokurori do të përballesh me shumë gjëra me intimidime, me epitete, etiketa. Nuk mendoja se edhe në procesin e vettingut do të përballesha më të njëjtat gjëra. Të ndjerit në situata stresuese. Një nga çështjet që më ka kalitur mënyrën e sjelljes karshi presioneve, durimin por edhe mënyrën e të komunikuarit me njerëzit është edhe kjo çështje. Ka qenë një çështje e vështirë. Në momentin fillestar duke qenë një shoqëri që vijmë nga një sistem post komunist ku feja dhe besimi kishin vendin e merituar, kam patur një lloj skepticizmi në raport me atë se çfarë bëhej me atë mendim se feja janë të lirshme e duhet të zbatohen. Jam krenare se ka qenë pikërisht kjo çështje që kemi arritur të dënojmë ata që rekrutonin duke shfrytëzuar besimin fetar me qëllimin për tu vrarë në Siri, por edhe kemi arritura ta frenojmë. Kjo është gjëja më ë mirë që mund të marrim. Momente që më bëjnë të kujtoj kjo çështje ka të bëjë me faktin se ato nuk e njihnin shtetin, faktin që ishin shumë agresiv karshi gjykatës dhe prokurorit. Fakti që procesi gjyqësor fillonte me mallkime dhe mbyllej me mallkime, karshi meje dhe gjykatës. Bën një gjë të tillë me seanca gjyqësore të tejzgjatuar me seanca ku kishte tensione dhe presione. Ky proces i tillë në fakt, në procesin tim, jam shkarkuar më 27 prill që përkonte me Natën e Kadrit një ditë festë. Nuk e ke idenë sa mesazhe më kanë ardhur me thonin të kemi thënë mos u merr me ne. Besoj se ndonjëherë zgjidhen edhe mesazhe për tu dhënë qoftë edhe me datat.'- tha Imeraj.

Ora 19:25
’21 janari’, Elisabeta Imeraj në ‘Frontline Interview’: Duhet të hetohet, pse u vranë 4 protestues të pafajshëm

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv thotë se vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 duhet të hetohet. Imeraj tha për gazetaren Marsela Karapanço se 21 janari duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme askohe, ndërsa thekson se edhe vetë publiku duhet të dije se pse u vranë 4 persona të pafajshëm.

‘E kam bindje juridike dhe ligjore. 21 janari duhet të hetohej në kohën që ka ndodhur, largimi në kohë zbeh edhe mundësinë e marrjes së provave. Kanë ndodhur procese gjyqësore të pakthyeshme. Legjislacioni aktual nuk rëndon pozitën e një personazhi të dënuar. Për këto arsye është e vështirë të arrihet në konkluzion, 21 janari në kohën kur ka ndodhur, zyrtarët e lartë kanë qenë kompetencë e prokurorisë së përgjithshme e cila duhet të kishte kryer detyrën për ta hetuar. E rëndësishme është të hetohet. Në fund të fundit edhe publiku ka të drejtën e botës për të zbuluar: Pse u vranë 4 persona jetë të pafajshme, vetëm për faktin se kanë dalë për të protestuar. Dua ta theksoj Berisha është thirrur në prokurori për rastin e 8 janarit që ka të bëjë me përplasjen te PD- sëzyrtare dhe jo zyrtare dhe jo 21 për janarin.’- tha Imeraj.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E pike e zeze: 14/05/2024 21:28

    Po aty ishe shoqe! Nuk ka te beje me zonjen ne fjale, por mendoj se nuk kane te drejte moralisht te dalin ne studio televizive keta te hequrit nga vettingu. Asgje nuk kam personalisht me te dhe me te ikurit, por shoqeria udhehiqet nga principe qe moralisht duhet te jene te pastra dhe jo te infektuara dhe me shembuj ne kurriz te padenja.

    Përgjigju
  • Ermira: 14/05/2024 19:59

    Cfare e nxirrni kete more aman? E ndriti kjo kur ishte vete e tani po na shet ide e sugjerime kashte. E habitshme qe sia ndjen fare

    Përgjigju
  • Po mër po: 14/05/2024 19:03

    Don Kishoti luftoi me mullinjtë e bujshëm të erës. Eh o popull e ndiqni Don Kishotin si Sancho Panchoja se besoni tek fitorja e Don Kishotit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë