'Jemi në COVID, nuk është emergjente'! Shtyhet sërish gjyqi për Tahirin në Apel, Çela: Të përjashtohet trupa

TIRANE-Shtyhet për herë të dytë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Krimit të Organizuar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën. Trupi gjykues vendosi shtyrjen për në datë 13 maj me argumentin se seanca nuk futet te kategoria e emergjenteve sipas parashikimeve referuar situatës së COVID-it dhe se nuk ishin lajmëruar të gjitha palët.

Në seancë janë paraqitur vetëm avokatët mbrojtës, pra ish-ministri nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë. Ish ministri apeloi vendimin e Krimeve të Rënda që e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Në apel ushtruan ankimim si ish-ministri i Brendshëm që kërkon pafajësi ashtu edhe prokuroria e cila kërkon dënimin e tij me burg. Ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg me shërbim prove.

Ndërkohë për Jaeld Çelën pala mbrojtëse e ish-oficerit ka kërkuar që të përjashtohen nga gjykimi treshja gjykuese, pasi kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura. Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Drini janë gjyqtarët që gjykojnë çështjen e Çelës dhe Tahirit. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 13 maj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 28/04/2020 11:19

    E mbyten kriminelet shqiperine.Ky perpiqet te shpallet i ndershem me cdo mjet por populli nuk eshte budalla dhe i njeh me dhembe e dhemballe cfaredo vendimesh qe te blejne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren