Betimi i Metës/ Veshja e të ftuarve
‘vip’,i besojnë të errëtave

Betimi i Metës/ Veshja e të ftuarve<br />‘vip’,i besojnë të errëtave
Ditën e djeshme të gjithë  i kishin sytë tek ceremonia zyrtare e betimit të presidentit të ri të Republikës Ilir Meta.

Krahas pamjes së përgjithshme, një tjetër element i rëndësishëm i ceremonisë janë edhe të ftuarit, dhe jo vetëm ajo cka ata përfaqësojnë. Por si ishin veshur këta të fundit në një ceremoni të tillë?

Por si ishin veshur këta të fundit në një ceremoni të tillë?Ajo cka bie në sy janë ngjyrat e errëta të zgjedhura përgjithësisht nga Zonjat. Ndonëse jemi në verë ato kanë zgjedhur të jenë shumë zyrtare.

Me këto foto ju  njohim me një tjetër anë të ceremonisë.

Ambasadori amerikan Donald Lu me të vërtetë shumë elegant dhe shik.

Deputetja Majlinda Bregu gjithmonë e kuruar në detaje, veshur me një fustan të gjatë një ngjyrësh e me një palë këpucë të cilat e thyenin bukur ngjyrën e fustanit.
Më zyrtare në këtë ceremoni është shfaqur ministrja e Integrimit, njëkohësisht deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.

Ajo ka zgjedhur të vesh një kostum në ngjyrë gri.

Në foto shohim edhe Mesila Dode dhe Igli Cara.

Edhe Dode i ka besuar ngjyrave të errëta, sikurse ministrja Kumbaro apo Milena Harito.Edhe Valentina Leskaj sigurisht shumë zyrtare, veshur me pantallona dhe një xhaketë gri. Ish Zonja e Parë, bashkëshortja e ish presidenit Topi veshur po ashtu me të zeza dhe me një palë këpucë të kuqe.

Edhe ambasadorja e BE Vlahutin veshur me një fustan të zi i beson stilit të saj të thjeshtë.

Ajo që thyen pak ngjyrat është Elia Zaharia, bashkëshortja e Princ Lekës, të cilët së bashku i bashkohen të ftuarve.
 
Mes fotove diku të fshehur  do të dallojmë edhe deputeten e LSI  Kejdi Mehmetaj e cila duket si një nxënëse e vogël.

[gallery]23237[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!