Betimi i presidentes së Maqedonisë së Veriut, gazetari Xhezairi: Ka pasur ankesa zyrtare! Haki Abazi: Po rikthehemi në një krizë

Këmbëngulja e presidentes së re maqedonase Siljanovska Davkova, për të përdorur referencën e vjetër dhe jo emrin e ri kushtetues ‘Maqedonia e Veriut’ gjatë betimit në parlament të dielën, nxiti reagime në Athinë, Bruksel, por dhe në Sofje.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo në Report Tv gazetari nga Tetova Seladin Xhezairi ka folur për ngjarjen.

“Dita e mirë niset që në mëngjes, në rastin e Maqedonisë së Veriut kur bëhet fjalë për inagurimin e presidentes nisi mbrapsht. Ka qenë anëtarja greke e cila e braktisi menjëherë pas betimit parlamentin. Ka pas dhe ankesa zyrtare duke manifestuar kritika për shefen e re. Kanë pasur reagime nga Athina, Bullgaria dhe BE dhe duket se qeveria që pritet të zgjidhet do ta ketë të vështirë punën.” u shpreh Xhezairi.

 Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi teksa ka analizuar zgjedhjet në RMV tha se aty po nis kriza.

“Mendoj që qartazi po rikthehemi në një krizë në Maqedoninë e Veriut në aspektin principal të Marrëveshjes së Ohrit. Po flas për një konflikt i cili jeton dhe nuk është i armatosur. Jashtë aplikimit etnik rikthehemi që pala maqedonase mbivendos partnerin mbi koalicionin, sikur të kishte një numër të madh shqiptarësh do flisnim për një nivel të madh qytetarësh. Kemi plasaritjen më të madhe në Maqedoninë e Veriut.”

“Nëse nuk ka arritur të zbatohet marrëveshja e Ohrit nga krijuesit paramendojeni se çfarë mund të bëjë një koalicion”, shtoi ai.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës