10 prokurorët e rinj nga nesër do  të jenë në të gjithë vendin për të nisur detyrën dhe vazhduar hetimet e lëna në mes nga të shkarkuarit prej vettingut. Në ceremoninë e betimit, nuk mungoi as fëmija i vogël i Aurora Hajros prokurores e cila do të shërbejë në Sarandë.

Por a duhet të kenë besim shqiptarët tek këta prokuror, Hajro përgjigjet PO.

Pak para nisjes së ceremonisë së betimit prokurorët u takuan edhe me kreun e Bashkimit Europian ambasadorin Luigi Soreca, i cili i uroi në shqip duke i thënë se ata janë e ardhmja dhe do të zbatojnë reformën në drejtësi.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin drejtues të prokurorive në vend si dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK Arben Kraja.

E teksa nisi himni i flamurit, ajo që ra në sy ishte se asnjë nga pjesëtarët në ceremoni nuk "belbëzoi" asnjë rresht të tij.

Kjo ceremoni u zhvillua në hollin e një hoteli privat në Tiranë edhe pse prej kohësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në dispozicion ambiente si dhe është inauguruar më herët "Poli i Drejtësisë" që për habi nuk përdoret.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:46
'Integriteti t'ju shoqërojë kudo', Soreca uron prokurorët e rinj: Përfaqësoni drejtësinë e re

'Integriteti t'ju shoqërojë kudo' ky ka qenë mesazhi që ambasadori i BE, Luigi Soreca ka dhënë për 10 prokurorët e rinj të miratuar ditën e mërkurë.

Soreca, përmes një reagimi në Twitter, është shprehur i lumtur që 10 prokurorët e rinj do të përfaqësojnë drejtësinë e re në vend dhe do të jenë zbatuesit e parë të reformës në drejtësi.

'Shumë i lumtur që fola me 10 prokurorët e rinj në ceremoninë e betimit para Këshillit të Lartë. Së shpejti ata do të arrijnë destinacionet e tyre në 9 zyra lokale. Ata përfaqësojnë gjyqësorin e ri në Shqipëri, rezultat i Reformës në Drejtësi. Urime! Integriteti t'ju shoqërojë kudo', shkruan Soreca.

10 prokurorët e rinj nga nesër do  të jenë në të gjithë vendin për të nisur detyrën dhe vazhduar hetimet e lëna në mes nga prokurorët e shkarkuar prej vettingut.