Betohen 8 deputetë të rinj në
vend të kandidatëve për Bashki

TIRANE - Seanca e kësaj të enjteje nisi me betimin e 8 deputetëve të rinj të cilët fituan mandatin për shkak të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit që u zgjodhën nga radhët e deputetëve. Pesë nga deputetët e rinj janë gra, duke e çuar në 31 numrin e grave në sallën e parlamentit ose në 22% të anëtarësisë së Kuvendit.

Në fillim të procedurës, në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës, sipas të cilit, mandati i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tetë deputetët e rinj është plotësisht i ligjshëm dhe në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Më pas, deputetët e rinj, katër nga maxhoranca dhe katër nga opozita, përsëritën tekstin e betimit, sipas rregullores.

Deputetët e rinj nga maxhoranca janë:
Bujar Çela i cilli mori mandatin e lënë nga kandidati për bashkinë e Fierit Armando Subashit
Mandati i deputetes Majlinda Bufi i kaloi zonjës Antoneta Shima.
Me kandidimin e Artur Bushit në krye të bashkisë Krujë mandati i kaloi Shkëlqim Troplinit.
Mandatin e deputetes së LSI-së Majlinda Rira e mori Edlira Çekrezit.
 
Nga kampi i opozitës
Mandatin e zotit Halim Kosova e mori Asllan Dogjani
Mandatin e kandidatit për bashkinë Elbasan Ardian Turku e mori Arbiola Halimi.
Mandati i deputetit Besnik Duzha i kaloi zonjës Mimoza Hajdarmatajt.
Ndërsa mandatin e deputetes demokrate e cila kandidon për kryetare bashie në Shkoder Voltana Ademi, e mori ketë të enjte me vendim te kuvendit Irma Koplikut.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi