KOLONJË- Nga sot Erion Isai merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Kolonjës. Ditën e sotme u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të Kolonjës dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Erion Isai. Pas betimit, përmes një postimi në rrjtetet sociale, Isai u shpreh se privilegji i kësaj detyre nis me thirrje e krenarisë së të qenit kolonjar.
"Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit Kolonjar! Faleminderit!", shkruan Isai.
E pranishme ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse qeverisë, Elisa Spiropali. Spiropali tha se konstituimi i këshillit bashkiak të Kolonjës u bë nën hijen e fotove të Dhimitër Vangjelit.
“Nën hijen e fotove të hijshme dhe të shkuara të Dhimitër Vangjelit, bëmë konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të Kolonjës për të ardhmen po aq të hijshme. Forca Erion, Kolonja e meriton” deklaroi Spiropali.
Betimi i Isait në krye të Kolonjës u përshëndet edhe deputeti i PS-së Niko Peleshi. Ai u shpreh se entuziazmi i Erion Isait për të dëshmuar se ka ardhur koha e zhvillimit lokal është mbresëlënës.
"Mbresëlënës entuziazmi i Erion Isait për të dëshmuar se ka ardhur koha e lokalizmit të shëndetshëm, koha e komuniteteve dhe zhvillimit lokal. Punë të mbarë Erion", shkruan Peleshi.
Kane per te ngelur gojehapur kolonjaret barkthare dhe te papune nga humori yt,tjeter gje nuk ke se c'te ofrosh zotrote.pushime te mbara dhe sa me shume gjume.
Përgjigju