Dosja K në Report Tv sjell historinë e Bianka de Korvin, konteshës austriake që u çmend nga torturat e Sigurimit dhe historinë e saj me ekonomistin shqiptar Adem Balliçi.
Në Tiranën e viti 1942 do të binte në sy një çift mjaft i bukur, të sapomartuar. Bianka de Korvin dhe Adem Balliçi.
Ai ishte një financier shqiptar, i shkolluar në Austri dhe i përfshirë në qarqet elitare të Austrisë dhe Italisë së asaj periudhe, ndërsa ajo ishte një grua sharmante, konteshë austro-hungareze, me profesion gazetare.
Ishin njohur dhe dashuruar gjatë pushimeve në Itali dhe menjëherë ishin martuar dhe kishin vendosur ta vijonin jetën në Shqipëri. Por vetëm 4 vite lumturi do të kishin në jetën e tyre. Shqipëria nën regjimin komunist do të kthehej në një ferr për ta që në vitin 1946, kur do të arrestohej befas Bianka.
Dita e arrestimit të saj do të shkatërronte nga themelet jetën e bukur që ata kishin ndërtuar së bashku. Bianka do të provonte në trupin e saj torturat më çnjerëzore që mund t’i bëheshin një gruaje, dëshmitë mbi torturat e saj janë të rënda... aq sa imagjinata e gjithkujt që i dëgjon do të ishte sërish shumë larg atyre çka ajo përjetoi në atë ferr.
Më pranë realitetit mund të ketë qene vetëm Ademi, i cili pas daljes së saj nga burgu, do të dëgjonte makthet e saj në gjumë apo do të shihte hartën e plagëve të pafund në gjithë trupin e saj. Ishin njohur në ditë të bukura, plot pasion e ëndrra dhe po jetonin stinën e acartë në ferrin komunist.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4631
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur’ani që u përkthye për 8 vjet nën diktaturë dhe komunizëm! Esencë-Report Tv
12 Prill, 21:30
-
Vuajti 10 vite burg e akuzuar si agjente e amerikanëve, jeta misterioze e konteshës Bianka de Corvin pas largimit nga Shqipëria
16 Mars, 14:11
-
Dosja K/ Selim Mborja, pronari i ‘Birrës Korça’, që Enver Hoxha i zaptoi vilën
5 Mars, 22:23
-
Kukës/ Historia e orës shekullore në xhaminë e Borjes, në komunizëm familja Dokle e shpëtoi nga shkatërrimi
2 Shkurt, 16:53
-
Dosja K/ ‘Vetëvrasja si shpëtim nga torturat e tmerrshme të hetuesisë’, dorëshkrimet e Ernesto Krajës! U burgos nga regjimi
9 Janar, 21:56
-
Namir Lapardhaja: Vullnetarët e Enverit dhe ata të Saliut (VIDEO)
2 Janar, 15:46
-
Dosja K/ Tentoi të arratisej nga Shqipëria në 1953 së bashku me 3 familjarë të tij! Historia e Shaqir Gjoçajt, 17 vjeç i burgosur në kampet e shfarosjes
21 Nëntor 2023, 20:47
-
Në komunizëm apo në demokraci mësuesi shqiptar ishte më i mirë? 'Esencë' në Report Tv
21 Tetor 2023, 22:34
-
Rrëfimi i ish-mësuese, certifikata e virgjërisë të së cilës, sfidoi Sigurimin e Shtetit: Drejtori i Sigurimit, sa më pa, urdhëroi vartësin e tij dhe m’u sul si qen i tërbuar duke më kapur…
16 Tetor 2023, 12:33
-
ISKK 8 orë forum për 'Përballjen me të shkuarën komuniste', Mertiri: Politik bërja shumë pas me kujtesën! Filmat e asaj kohe? Propagandojnë ideologji kriminale!
11 Tetor 2023, 16:59
-
Në 'Esencë' Historia e një aborti dhe gruaja shqiptare në diktaturë! A ishin gratë shqiptare vërtet të lumtura në komunizëm?
4 Tetor 2023, 08:35
-
Si u konfiskua një nga bibliotekat më të vjetra dhe më të pasura të Shqipërisë: Biblioteka e Tabakëve në Shkodër
27 Gusht 2023, 10:22
Merrni ndonje koment ose deklarate nga Rama mewe punen e pare me komision te paguar e ka patur pikerisht me ... ish Sigurimin e Shtetit.
Përgjigju