Dosja K/ Tentoi të arratisej nga Shqipëria në 1953 së bashku me 3 familjarë të tij! Historia e Shaqir Gjoçajt, 17 vjeç i burgosur në kampet e shfarosjes

Ishte shkurti i vitit 1953,  kur fisi Gjoçaj, në fshatin Kolgecaj,  do të përjetonte kulmin e një drame që kishte nisur prej kohësh. Shaqir Gjoçaj atëkohë ishte 17 vjeç. Vetë i teti, bashkë me vëllezirit, nënën dhe motrat, kishin planifikuar të arratiseshin, për t'u shpëtuar presioneve të Sigurimit të Shtetit, të cilët prej kohësh donin t'i përdornin si karrem për të shtënë në dorë një prej nacionalistëve të njohur të zonës së tyre Tahir  Hoxha. Për tu shpëtuar presioneve e për të mos u bërë vegël e Sigurimti të Shtetit, vendosin të arratisen familjarisht. Por spiunët i kishin diktuar dhe kapen në befasi  ndërsa tentonin të kalonin kufirin.

Shaqiri, arrestohet së bashku më të vëllanë, nusen e vëllait dhe motrën e  tij të madhe. E ndërsa ata dënohen të gjithë me burg, e ëma dhe tre fëmijë të mitur do të dërgoheshin në kampin famëkeq të Tepelës.

"Nanën me tre fëmijë me Ademin, me vëllain e vogël, edhe me dy çikat i çuan në kampin e Tepelenës. Vëllanë tim të madh e dënuan fillimisht me vdekje, pastaj e kthyen 25 vjet. Gruan e tij, e dënuan me 13 vjet burg, mua më dënuan 10 vjet, ma ulën dënimin më dhanë 7 vjet burg, motrën teme të madhe e dënuan 8 vjet burg. Pas kësaj, edhe mixhën tem, e dënuan 13 vjet, e shtinë në burg e liruan, e kapën edhe njiherë mbas 6 mujsh...."

Ndërkohë që të gjtihë këta ishin në burgje dhe nëna me tre fëmijë të vegjël në kampin e Tepelenës, shtëpia e tyre  pothuaj ishte rrënuar. Po  përjetonin, kohët më të zeza të gjithë historisë së fisit të tyre.  Pasi u thye nga kampi i internimit, nëna Rrushe me tre fëmijë të vegjël, nuk gjetën më asgjë nga shtëpia e tyre e dikurshme.  Çdo gjë ishte sekuestruar, shtëpia ishte e rrënuar, disa ambjente ishin kthyen në stalla derrash, pemët ishin prerë dhe kudo  kishin mbirë shtogjet, ferrat dhe hithrat. Duhej tu dilte zot e ti shpëtonte nga uria, fëmijët e vegjël në shtëpi dhe të tjerët që kishte burgjeve.

60 vjet pas kësaj ngjarje, që ishte edhe fillesa e një kalvari të gjatë vuajtjesh për ta, Shaqiri, tashmë afër të 90-ve, jep këtë dëshmi të rrallë për çfarë ju ndodhi, çfarë përjetuan dhe si i mban mend ai vendet e vuajtjes gjatë viteve të burgut.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër