Pas ndryshimeve të temperaturave në Kosovë dhe pas ditëve me diell, këtë të enjte në mbrëmje kanë filluar reshjet e para të borës në Prishtinë.

Bora që filloi në orët e mbrëmjes nuk është me intensitet të madh, por që është një shenjë që ditët e ftohta po vijnë.
 
Reshjet bore nuk ka pasur vetëm në Prishtinë por edhe në disa pjesë të tjera të Kosovës.

Ndërkaq, në Dragash, tashmë bora ka vënë edhe shtresën e parë.
 
Sot në Kosovë, ishte dita më e ftohët e stinës së vjeshtës.
 
Sipas meteorologëve, moti në ditët në vijim në Kosovë pritet të jetë i ftohtë. 

bore

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com