'Bie' qershori! Tërmeti dhe COVID-i shtyn pa afat Vetingu në polici

TIRANË- Qershori duhej të përmbyllte vettingun në polici, por procesi do të shtyhet pa afat. Me propozim të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave depozitoi në Kuvend kërkesën që shtyn pa afat vlerësimin për 300 gradat madhore në polici.

Pandemia COVID  bllokoi punën e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ritëm që nisi të bie që nga tërmeti i nëntorit kur puna u ndal pas dëmtimit të zyrave të komisionit.

Ndryshimet e propozuara në ligjin për vettingun miratuar 2 vite më parë, i japin mundësi dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të nisë procesin e vlerësimit për gradat e ulëta më saktësisht për rreth 13 mijë efektivë paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Aktualisht në sitën e vettingut kanë kaluar rreth 10 % e subjekteve, 20 nga 300 drejtues, pjesa më e madhe e të cilëve janë konfirmuar në detyrë ndonëse janë konstatuar me probleme në 3 kriteret e vlerësimit, pasurinë ,aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve