Bieber dhe Selena përsëri bashkë?
Kryejnë gjeste romantike në publik

Bieber dhe Selena përsëri bashkë?<br />Kryejnë gjeste romantike në publik
Besoj se nëse do të bëhej pyetja se cili është çifti më i paqëndrueshëm në Hollywood, përgjigjia do të ishte padyshim: Selena Gomez dhe Justin Bieber.

Dy 'adoleshentët' nuk po bien rehat dhe 'spo e ndajnë dot mendjen nëse duan apo jo të qëndrojnë në një marrëdhënie bashkë.

Pikërisht tani që ne menduam se gjithçka kishte marrë fund mes të dyve dhe nuk ushqenin më ndjenja ndaj njëri tjetrit, dy zogjtë e dashuruar janë parë sërish në shoqërinë e njëri tjetrit në pishinën e një hoteli ku kanë qëndruar bashkë.

22 vjeçarja ka veshur një bluzë të zezë 'oversized' që mendohet të jetë e Justin dhe është parë të ulet në prehrin e tij.

Justin ka kontaktuar Selenën përsëri menjëherë pas ndarjes së saj me Zedd dhe kanë komunikuar bashkë që atëherë, thonë burimet e afërta me çiftin për Hollywood Life.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël me 4 gola, Napoli barazon 2-2 ndaj Romës dhe komplikon Evropën

VIDEO/ Spektakël me 4 gola, Napoli barazon 2-2 ndaj Romës dhe komplikon Evropën