Dy banoret e BBV Antonela dhe Arjola kanë pasur një debat shumë të fortë gjatë javës, që nisi për punët e shtëpisë dhe përfundoi me ofeza. Zënka e tyre u bë edhe njëherë temë bisede edhe gjatë spektaklit.
Në fund të gjithë debatit pas pak ngacmimeve me tendencë nga Arbana Osmani dhe Sonila Meço doli që shkak për sherrin qenka një histori jashtë shtëpisë që përfshin Atdheun, ish konkurrent në Për’puthen. Antonela mendon se Arjola ka diçka me të prej Atdheut, ndërsa vetë aktorja mendon të kundërtën, pasi me djalin nga Kosova ka një miqësi prej 6 vitesh.
Mbetet për tu parë me kureshti se çfarë fshihet në këtë treshe që shtoi kaq shumë polemika.