143 raste të reja dhe 6 të vdekur/ ‘Blindohet’ Sanatoriumi, vendosen barrierat metalike tek spitali COVID/2 (VIDEO)

TIRANË- 143 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, nga 650 testime të kryera. Numri më i lartë i rasteve u regjistrua në Tiranë me 45 qytetarë pozitiv. Ndërsa kanë humbur jetën 6 pacientë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 225.

"Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me koronavirus dhe aktualisht janë negativizuar, por marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi.

"Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19. Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në që janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit", është apeli i ministrisë.

Këtë të shtunë në spitalin “Shefqet Ndroqi” që prej disa javësh po funksionon si COVID 2, janë vendosur barrierat metalike që në hyrje të godinës, duke mos lejuar më kështu afrimin e familjarëve. Në ambientet e jashtme të spitalit kishte dhe prani të shtuar të efektivëve të policisë të cilët do të ndalojnë familjarët që ti afrohen spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, mes tyre edhe mjeku reanimator Alban Hatibi. Lajmin e ka dhënë shefja e shefja e Reanimacionit në Spitalin COVID 2, Alma Cani e cila shkruan se kthimi i doktor Albanit do u jap forcë e shpresë për t'ia dalë mbanë në këtë luftë me COVID-19.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 15/08/2020 21:14

    O njeres se nuk po e mar vesh eshte spital apo bug

    Përgjigju
    • SecurityGuards: 16/08/2020 08:27

      E njejta gjo eshte si spital si burg i thu familjarve nuk lejohet me hy se ka mundsi infektime shum te madhe se nuk eshte vec familjari tyre aty por dhe shum te tjer ato prap tentojn me hy atehere nuk kemi zgjidhje tjtr veçse te lajmrojm dhe policin ne ndihm.!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri