Bilanci i 24 orëve të fundit/ 865 raste të reja dhe 25 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut

Bilanci i 24 orëve të fundit/ 865 raste të reja dhe 25 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut

Foto ilustruese

865 raste të reja dhe 25 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut!

Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit në Maqedoni sa i përket situatës së pandemisë.

Gjithsej janë regjistruar 865 raste të reja nga 2889 testet e bëra. Kjo tregon se 29,9% PCR testeve kanë rezultuar pozitiv nga COVID.

Sipas qyteteve në Shkup i diagnostikuan 330 raste të reja, Prilep 47, Tetovë dhe Manastir 42, Kavadar 38, Ohër 36, Veles 35, Gjevgjeli 33 dhe në qytetet tjera nën 20 e më pakë të prekur. Ndërkaq, 641 u regjistrua numri i të shëruarve nga kurimi spitalor dhe shtëpiak.

Ndërsa nga 25 pacientë të vdekur, 10 prej tyre janë në Shkup. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 75,597 prej të cilëve 51,493 janë shëruar, 21910 janë raste aktive dhe 21,910 kanë ndërruar jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur