Bilisht, sherr mes 2 të dehurve, plagoset rëndë 45-vjeçari/Emri

Bilisht, sherr mes 2 të dehurve, plagoset rëndë 45-vjeçari/Emri

Urgjenca Bilisht

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Bilishtit pas një sherri mes dy personave të cilët kanë qenë në gjendje të dehur. Ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit, ku 45-vjeçari Erjon Çollaku ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës. 

Policia ka identifikuar autorin, Agron Osmani, rreth 50 vjeç, i dënuar më parë të njëjtën vepër, plagosje. Ai është shpallur në kërkim dhe blutë vijojnë punën për kapjen e tij. Shkak për ngjarjen mësohet se ka qenë një konflikt për motive banale mes Çollakut dhe Osmanit, të cilët mësohet se kanë qenë të dehur.

bilisht (2).jpg" style="height:439px; width:780px" />

Pamje nga urgjenca, Bilisht

Njoftimi i Policisë: 

Devoll
Informacion paraprak.

Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/05/2018 09:57

    Bajga neandërtalësh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja