Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

1732467002_deccanherald202411242y5t7mka20.jpg

Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin

Çështjet ekonomike ishin në qendër të një bisede të re telefonike mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Këtë e raportoi agjencia Tass, duke cituar një shënim nga Kremlini.

“Në vazhdim të bisedës që patëm në Kazan më 23 tetor (në margjinat e samitit të BRICS), u diskutuan në thellësi çështjet aktuale në axhendën dypalëshe, me theks në rritjen e efikasitetit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik", lexohet në deklaratë, duke nënvizuar se të dy liderët kanë trajtuar edhe çështje të ndryshme ndërkombëtare.

Gjithashtu, edhe presidenca turke sqaroi se në bisedën telefonike me Putin, “Presidenti Erdogan ka deklaruar se ai synon rritjen e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Rusisë në disa drejtime, përfshirë zgjerimin e volumit tregtar”.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje