Bisedimet bërthamore për Iranin
arrihet marrëveshje mirëkuptimi

Bisedimet bërthamore për Iranin<br />arrihet marrëveshje mirëkuptimi
Shtetet e Bashkuara, Irani dhe pesë fuqitë e tjera botërore bënë të ditur arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi, në të cilin përshkruhen një numër kufizimesh ndaj programit bërthamor të Iranit, që ai të mos mund të prodhojë armë atomike. Mirëkuptimi u kërkon negociatorëve të arrijnë një marrëveshje të plotë brenda tre muajve.

Duke lexuar nga një deklaratë e përbashkët, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se ishte arritur një hap vendimtar pas më shumë se një dekadë negociatash. Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif lexoi të njëjtën deklaratë në gjuhën perse. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe diplomatët e lartë të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë bënë gjithashtu komente të shkurtra.

Zoti Kerry tha përmes tweeterit se "ishte arritur një marrëveshje për të zgjidhur çështje të mëdha lidhur me programin bërthamor. Do t'i rikthehemi punës së shpejti për një marrëveshje përfundimtare," shkruante ai.

Zoti Mogherini tha se shtatë vende do të fillojnë tani të hartojnë tekstin e një marrëveshjeje përfundimtare. Ajo përmendi disa pika për të cilat ishte rënë dakord lidhur me kufizimet në pasurimin e materialit që mund të përdoret ose për prodhimin e energjisë ose për mbushje bërthamore. Ajo tha se Irani nuk do të prodhojë plutonium që mund të përdoret për armë bërthamore.

Ajo që është më e rëndësishmja për iranianët, sanksionet ekonomike të cilat lidhen me programet e tij bërthamore, do të hiqen pasi agjencia bërthamore e OKB-së të konfirmojë se Teherani i është përmbajtur marrëveshjes./VOA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani