Bizesmeni nga Kosova tregon historinë e njohjes me Diola Dostin

Bizesmeni nga Kosova tregon historinë e njohjes me Diola Dostin

Erolld Belegu dhe Diola Dosti

Romanca e re e Diola Dostit dhe bizesmenit Erolld Belegu ka qenë një lajm mjaft i komentuar në rrjetet sociale.

I ftuar në Prive Belegu ka treguar se si është njohur me Diolën dhe si filloi marrëdhënia e tyre.

Ai ka treguar se njohja e tyre filloi shumë rastësisht dhe se dyshja ishin takuar për herë të parë në një koncert të Vesa Lumës.

“Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat”, tha ai.

Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici