Garancia sovrane për kredinë 11 miliardë lekë! Bizneset s'do marrin më shumë se tre paga mujore të punonjësve

Miratohet vendimi i Garancisë sovrane për bankat e nivelit te dytë, duke iu dhënë mundësinë biznesit të prekur nga masat e qeverisë kundër përhapjes së COVID-19, për të marrë kredi për pagat e punonjësve. Në VKM janë qartësuar edhe kushtet e kriteret të marrëveshjes së garancisë si dhe do të ketë dhe një marrëveshje mirëkuptimi mes biznesit dhe bankës tregtare.

11 miliardë lekë është Garancia Shtetërore, dhe është Ministria e Financave që është e autorizuar për të lidhur marrëveshje me Bankat në shprehje të interesit të tyre për këtë instrument.

Në vendim është saktësuar fakti që bizneset nuk do të mund të marrin kredi më shumë se vlera e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej Biznesit në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë së 150 000 lekë.

Përfitimi dhe përdorimi i fondeve do të bëhet , bazuar në listëpagesat e procesuara pranë Bankave në muajin Shkurt.

Të gjitha bizneset do të marrin kredi me terma preferencial, krahasuar me nivelin aktual të tregut, pra do të ketë një nivel të mirëpërcaktuar të normës së interesit që nuk do të jetë më e lartë se 2.85%, ndërkohë risku i kredisë i kalon automatikisht shtetit.

Ndërkohë termat dhe kushtet e huas do të përcaktohen në Marrëveshjen e Huasë, e cila do të nënshkruhet ndërmjet Bankës dhe Biznesit, në përputhje me Marrëveshjen e Garancisë.

Nga ana tjetër subjektet private të interesuar për këtë kredi do të kenë afat 30 dit për të aplikuar në një prej bankave të nivelit të dytë nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Garancisë Shtetërore mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës përkatëse.

Po ashtu marrëveshja parashikon edhe shqyrtimin e nevojës së kërkesës së ristrukturimit përgjatë kohës së shlyerjes së kredisë, me aprovim të Bankës në momentin e analizës së riskut për këtë kërkesë.

Ky është vendimi që i vjen në ndihmë edhe biznesit të madh i cili nuk ka përfituar deri më tani, duke iu dhënë mundësinë atyre të marrin kredi për pagat e punonjësve dhe shteti del garant.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë