Bizneset e qytetarët pesimistë, bie 2.6% besimi në ekonomi, industria e shërbimeve ul besimin edhe pse ka bum turistik

Besimi në ekonomi ka thelluar rënien në muajin e kaluar. Referuar raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, besimi në qershor u tkurr me 2.6%, pasi të gjithë sektorët dhe qytetarët janë pesimistë për situatën aktuale të ekonomisë.

Në muajin që lamë pas sektori i tregtisë ka pësuar rënien më të madhe me 4.8%, si rezultat i uljes së ecurisë së biznesit dhe pritjeve për punësimin. Edhe për të ardhmen ky sektor pret rënie të aktivitetit. Tregti vijon të jetë sektori që po goditet nga luhatjet në kursin e këmbimit, e sidomos biznesi eksportues që po fiton më pak se vjet. Po për të njëjtat shkaqe është ulur edhe besimi i industrisë me 0.4% në qershor.

Në vend të dytë për rënien më të madhe janë shërbimet, përkundrejt bumit turistik, ky sektor ka ulur me 3.8% besimin në ekonomi po për të njëjtat arsye si tregtia, por presin përmirësim të punësimit dhe rritje çmimesh.

Me 2% ka rënë edhe besimi në sektorin e ndërtimit, pasi është reduktuar aktiviteti ndërtues dhe ka më pak kontrata për porosi. Sa i takon çmimeve të pronave biznesi thonë se do të ulen në vijim.

Qytetarët raportojnë për përkeqësim të gjendjes së tyre financiare, dhe janë pesimist për të ardhmen e ekonomisë ndaj kanë ulur besimin me 0.4%. Konsumatorët thonë se kanë hequr dorë edhe nga blerjet e mëdha, ndërsa presin ulje të çmimeve në vijim.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Humbet penalltinë në Euro 2024, Cristiano Ronaldo s'i mban lotët

FOTO/ Humbet penalltinë në Euro 2024, Cristiano Ronaldo s'i mban lotët