Bizneset s’kanë likuiditet, po ulin pagat e punonjësve, Shkodra: Duhet program afatgjatë për të nxitur punësimin

Kriza ekonomike dhe mungesa e likuiditetit po i shtyn bizneset kryesisht ato të vogla, që të ulin pagat e punonjësve. Arben Shkodra sekretari i bashkimit të prodhuesve thotë se faza e rikthimit në punë pas pushimeve do të jetë faza më problematike pasi likuiditeti i biznesit është në rënie.

“Nuk është rikthim i vrullshëm, është rikthim për inertsi duhet vetëm të shohim sondazhet e bëra nga ne dhe të huajt që paraqesin një tablo gri, sepse ne e dimë shumë mirë që shumica e kompanive për të ruajtur vendet e punës kanë ulur pagat. Nuk i kanë ulur se duan të japin më pak por kanë probleme me likuiditetin. Në këtë fazë të rikthimit të dytë pas pushimeve do të jetë faza më problematike dhe kritike do të kemi padyshim edhe falimente apo pezullim të aktiviteteve sepse kanë qëndruar deri më tani por nuk kanë parë asnjë ndihmë nga shteti”, shprehet Shkodra.

Shkodra shprehet se nuk ka pasur rikthime të punonjësve në punë ashtu siç paraqitet nga institucionet shtetërore, dhe për këtë arsye biznesi sipas tij kërkon një program afatgjatë dhe të kompletuar me nisma për të nxitur ri-punësimin.

“Ka ardhur koha për tu ulur në tryezë, në këshillin e famshëm ekonomik i cili duhet të marrë në shqyrtim të gjitha problematikat dhe sektorët që u prekën dhe të marrin në konsideratë edhe propozimet tona. Së pari duhet të konsolidohet ajo kultura e munguar e konsultimit publik. Së dyti duhet një plan konkret për nxitjen e punësimit, jo thjesht programe një apo dy mujore, ne po flasim këtu për një pandemi globale. Së treti ne kemi nevoje që të zgjidhim çështjet e likuiditetit, bankat nuk i qasin me shumë dëshirë sipërmarrjet. Dhe të mos harrojmë që kemi nevojë për fonde garancie për të nxitur eksportet”, shprehet përfaqësuesi i prodhuesve Arben Shkodra.

Nga pandemia deri në fund të muajit qershor dolën të papunë rreth 87 mijë punonjës, madje ishte Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që iu dërgoi një email kompanive që të mos ulnin pagat e punonjësve pasi janë në monitorim, dhe se do të merren masa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani