Marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës duket se ka rikthyer entuziazmin tek sipërmarrja, e cila shprehet e lehtësuar lidhur me kostot që mund të shkaktonte kriza në ekonomi.
Por tani, përfaqësues të biznesit kërkojnë të ulen në një tryezë me partitë politike për të njohur ofertën e tyre ekonomike.
“Kemi patur deri tani vetëm deklarata, por nuk kemi patur qasje dhe tryeza konstruktive për të marrë rekomandimet. Jemi në pritje. Sipërmarrja është shumë e interesuar të dijë cili do të jetë programi ekonomik i një qeverie në shtator të 2017-s. Kemi interes që niveli i taksave të ulet siç kemi interes edhe që bilanci i shtetit të jetë i konsoliduar”, deklaroi dje Arben Shkodra, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Ekonomia shqiptare shfaqi shenja rimëkëmbjeje pas disa vitesh të vështira, ku rritja ekonomike u përshpejtua për të tretin vit në 2016-n, duke arritur në 3.4%. Situata politike në vend nisi të krijonte një situatë pasigurie tek biznesi, duke frenuar projektet e reja dhe vënë në pikëpyetje rimëkëmbjen. Megjithatë, sipas ekspertëve, as shifrat e tre muajve të parë në drejtim të realizimit të zërave kryesorë buxhetorë dhe as psh sektori i turizmit, nuk janë prekur negativisht nga kriza politike apo afrimi i zgjedhjeve.
Gjithsesi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur së fundi midis forcave politike, e cila i jep fund bojkotit parlamentar dhe çon vendin në një proces zgjedhor brenda standardeve, mendon se është arritur një zhvillim pozitiv. Për katër muaj me radhë, bllokimi i dialogut politik dhe bojkoti parlamentar, krijoi një situatë shqetësuese për sipërmarrjen shqiptare. Vazhdimisht kemi kërkuar zhbllokimin e kësaj situate, pasi çmojmë se është nevojë e domosdoshme garantimi i stabilitet politik e që në mënyrë të drejtpërdrejtë çon dhe rritje të indikatorëve ekonomik, theksojnë përfaqësuesit e biznesit.
Sipas tyre, në këto 27 vitet e fundit, sipërmarrja shqiptare ka qenë konsumuese e rregullt e krizave politike në vend, dhe ka pësuar vazhdimisht rënie dhe dobësim të kapaciteteve të saj, duke mbetur kështu larg konsolidimit dhe standardizimit për të qenë konkurruese në rajon.
Ata kritikojnë më tej faktin që vëmendja e politikes shqiptare për sipërmarrjen ka qenë e pamjaftueshme dhe këtë fakt e shohim vazhdimisht, jo vetëm gjatë fushatave elektorale por edhe gjatë ushtrimit të një mandati qeverisës. Ka munguar pothuajse krejtësisht dëshira për t’u konsultuar për politikat publike të lidhura me prodhimin, tregun, konkurrueshmërinë dhe klimën e të bërit biznes.
Ne sot, i kërkojmë forcave politike të kthejnë vëmendjen tek ekonomia dhe tek sipërmarrja private, për të filluar menjëherë komunikimin dhe dialogun konstruktiv, me qëllim që kërkesat dhe rekomandimet tona të bëhen pjese e axhendave të tyre ekonomike, thuhet në deklaratën e Dhomës. Politika shqiptare duhet të dëgjojë me vëmendje çdo shqetësim dhe problematikë të sipërmarrjes private, pa paragjykim, por me një analizë të kujdesshme dhe të kualifikuar, për të garantuar që ekonomia të rrisë performancën e saj.
Krizat
Në këto 27 vitet e fundit, sipërmarrja shqiptare ka qenë konsumuese e rregullt e krizave politike në vend, dhe ka pësuar vazhdimisht rënie dhe dobësim të kapaciteteve të saj, duke mbetur kështu larg konsolidimit dhe standardizimit për të qenë konkurruese
Ndikimi
Zërave kryesorë buxhetorë në tremujor, si dhe sektori i turizmit s’janë prekur negativisht nga kriza politike apo afrimi i zgjedhjeve
Çmimet, Shqipëria, me ritmet më të larta të rritjes në Evropë
Shqipëria shënoi ritmet më të larta të rritjes së çmimeve të ushqimeve në rang europian edhe gjatë muajit prill. INSTAT publikoi indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për prillin 2017, i cili, ndryshe nga indeksi i Çmimeve të Konsumit, mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
Ky indeks rezultoi 3.6 për Shqipërinë në muajin prill, niveli më i lartë në Europë sipas iNSTAT. Sipas INSTAT ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 8%, pasuar nga grupet “Transport” me 3.5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2%, “Argëtim dhe kulturë” me 3%, etj.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com