Biznesmenët s’dëshmojnë
në Prokurori ndaj Shullazit

Nëpërmjet një shkrese të 22 shkurtit 2016, firmosur nga drejtuesi aktual i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj, lihen një sërë detyrash hetimore, për oficerin e Policisë Gjyqësore me inicialet P.Gj,duke i kërkuar këtij të fundit që të identifikojë dhe të hyjë në kontakt për ti marrë në pyetje biznesmenët që mendohet se janë gjobituar nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit dhe persona të tjerë në Durrës.Oficeri i policisë i ngarkuar me këto detyra ka komunikuar me tre biznesmenët, por në fakt asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje, duke bërë që momentalisht në prokurori të mos ketë asnjë dëshmitë të tyre. Tre biznesmenët kanë refuzuar të dëshmojnë duke pohuar se nuk kanë asnjë njohje me Shullazin dhe se nuk janë gjobitur prej tij.

Dëshmia e Zakas dhe Priftit
Momentalisht në prokurori ndodhet vetëm dëshmia e biznesmenit të basteve sportive në internet Jani Zaka dhe Mitri Priftit një noter në Durrës, që është djali i dajës së Zakas. Të dy këta persona janë ripytur për mënyrën e parkingut dhe se kanë dhënë edhe përshkrimin e vendit ku ata pretendojnë se kanë takuar Emiljano Shullazin. Aktualisht të dy ndodhet jashtë Shqipërisë. Momentalisht dëshmitë e tyre janë të vetmet prova kundër Emiljano dhe Blerim Shullazit. Kjo dëshmi është kontestuar fort nga avokatët mbrojtës në gjykatë, por megjithatë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit në burg për tre të arrestuarit nga policia e Tiranës. Njëherësh Krimet e Rënda, kanë lënë detyra për të ndjekur të gjithë praktikën e ligjore në hipotekën e Durrësit, në lidhje me hipotekën e Durrësit “Parku Sportiv” dhe Ish-hotel Vollga. Për këto pasuri prokuroria ka lënë detyrë të pyetjes së kryeregjistruesit të Durrësit me inicialet J.Ç. Më tej detyra të posaçme për hetimin e grupit të Shullazit lihen dhe për mundësinë e trafikut të drogës. Ku në këtë drejtim, prokuroria kërkon të marrë të dhëna nga policia dhe SHISH.

Asnjë përgjim për Shullazin
Në përgjimet e kryera nga prokuroria dhe policia, nuk ka asnjë bisedë të zhvilluar nga Emiljano Shullazi. Ky i fundit rrezulton të mos jetë interceptuar në asnjë rast, veç shokut të tij Gilmando Danit dhe djalit të xhaxhait të tij Blerim Shullazi. Ka dyshime se në shumë raste, Shullazi ka bashkëbiseduar me anëtarët e grupit të tij, duke përdorur telefonat e tyre. Shullazi nuk është arritur të përgjohet dhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror, kjo për shkak të kujdesit që ai ka treguar gjatë kësaj kohe. Ndërsa për sa i përket kërcënimit dhe ish-rektorit të Universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe rektorit të sapozgjedhur Mynyr Koni, nuk ka asnjë provë që e implikon Shullazin në këto kërcënime.

Kjo pasi dhe disa pamje filmike të adminsitruara në dosje, tregojnë vetëm disa makina që kanë qëndruar dhe që mendohet se personat brenda tyre kanë biseduar me ish-rektorin Dhori Kule. Por edhe ky i fundit në këto pamje filmike nuk duket i qartë. Nga ana tjetër në deklarimet që Koni dhe Kule kanë dhënë në polici si persona që kanë dijeni për ngjarjen, ata kanë pranuar se kanë biseduar me persona të paidentifikuar dhe të panjohur me ta, duke kërkuar heqjen dorë nga gara të ish-dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Mynyr Koni.

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave