Një 36-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, pasi është qëlluar me armë zjarri. Policia ka identifikuar viktimën e kësaj ngjarje, i cili është Erion Millo, 36-vjeç, ndërsa mësohet se ai ndërroi jetë gjatë rrugës kur po dërgohej në spital. Millo ishte emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në vendlindje.  

erjon millo
(Viktima Erion Millo)
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një rrugë pranë stacionit të Trenit.
 
Nga të dhënat e para nga policia dhe dëshmitarët, raportohet se autori i ka zënë pritë 36-vjeçarit Erion Millo dhe sapo ka zbritur nga makina tip ‘Ford’ pas debatit e ka qëlluar me armë.
 
Autori ka përfituar nga errësira në një rrugë në ndërtim e sipër pranë stacionit të Trenit për të goditur 36-vjeçarin dhe më pas për t’u larguar me shpejtësi.
 
Ndërkohë, në një njoftim të shpërndarë nga Policia e Elbasanit, mëngjesin e kësaj të diele, thuhet se janë shoqëruar 9 persona si të dyshuar për vrasjen. Policia sqaron gjithashtu se gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja, kalibër 7.65 mm. 
 
Pista e parë ku po hetohet është një konflikt i vjetër mes autorit dhe viktimës Erion Millo i cili ishte bashkepronar i nje bar-restoranti.

Policia ka shoqëruar 9 persona lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
Më datë 01.10. 2016,  në afërsi të stacionit të trenit,  është vrarë me armë zjarri shtetasi Erion Millo,  37 vjeç,  banues në Elbasan.
 
Grupi hetimor, pas marrjes së njoftimit mbërriti menjëherë në vendngjarje për kryerjen e  veprimeve hetimore dhe proçeduriale.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
 
Dy (2) gëzhoja,  kalibër 7.65 mm
 
Policia ka shoqëruar 9 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
 
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja  pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 78 dhe 278/3 të Kodit Penal.


[gallery]18913[/gallery]
vrasja elbasan
vrasja elbasan
vrasja elbasan
(Foto nga vendi ku u vra 36-vjeçari në Elbasan)

Redaksia Online
dy.b/m.c/l.q/Shqiptarja.com