TIRANE- Pas 10 dëshmive, Gjykata e Krimeve të Rënda ka mundur të sigurojë pjesërisht dëshminë e biznesmenit të kërcënuar, sot dëshmitar i mbrojtur, Ylvi Beqajt.
Beqaj akuzon se Emiljano Shullazi e ka kërcënuar me jetë duke i marrë para, ndërsa kjo akuzë është mohuar nga Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë shokë të tij tashmë të arrestuar.
Beqaj ka dëshmuar për afro 1 orë në sallën e boshatisur ku mungonin të pandehurit dhe të pranishëm ishin vetëm trupi gjykues dhe dy avokat kryesisht një për 5 të pandehurit mes tyre dhe Shullazin dhe një avokat për vetë Beqajn.
Largimi në mes të seancës së avokatit kryesisht zgjedhur nga gjykata për të pandehurit është bërë shkak që seanca të shtyhet për të hënën ora 15:30.
Por si u zhvillua seanca e kësaj të premte?
Gjithçka nisi me masa të rrepta sigurie ku si asnjëherë më parë dhe gazetarët u larguan jashtë murit rrethues të gjykatës dhe Beqaj u fut në sallën numër 1 të krimeve të rënda.
Pak para nisjes së seancës avokati Vladimir Meçi zgjedhur nga të pandehurit paraqiti kërkesë për shtyrje seance pasi ndodhej në gjyqin e Kastriot Ismailajt, por kjo kërkesë e tij nuk u pranua nga trupi gjykues.
Mungonin të pandehurit mes tyre dhe Shullazi i cili një ditë më parë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Më pas gjykata caktoi dy avokatët kryesisht dhe për afro 1 orë e 30 nisi të sigurojë dëshminë e Beqajt.
Por kjo dëshmi e Beqajt e siguruar pa praninë e të pandehurve sipas mbrojtësve të zgjedhur nga të pandehur është e pavlefshme se ka qenë vetë gjykata e cila më parë ka caktuar që sigurimi të bëhet me praninë e tyre.
Ndërkohë,
“Shqiptarja.com” ka zbardhur vendimin e caktimit të masës së sigurisë për nipin e Shullazit Endrit Zelën dhe shokun Endrit Qyqjan, ku pikërisht në këtë vendim është zbardhur dhe një pjesë e deklarimeve që ka bërë në prokurori dëshmitari Beqja.
Sipas deklarimit që biznesmeni ka bërë në prokurori ai është njohur me Shullazin prej disa vitesh, pasi e ka pasur komshi, por nuk ka pasur asnjëherë biseda apo punë me të dhe anëtarët e grupit të tij.
“
Emiljano Shullazi më ka vënë pistoletën në bark dhe më ka zënë prej fyti, dhe kjo ka ndodhur nëse unë nuk pranoja ti jepja sasitë e parave që ai më kërkonte, pasi kisha shitur ish-hotel Vollgën”. Kështu është shprehur para prokurorëve të Krimeve të Rënda, biznesmeni Ylvi Beqja.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.7%
-
Jo
12.7%
-
Akoma
6.6%
Vota total: 362
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni ‘Revanshi’ goditi 7 grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për 20 të pandehur, u komunikon akuzat! Mes tyre ‘ushtarët’ e Martinajt dhe Shullazit
31 Janar, 12:42
-
Nipi i Pajtim Serjanit u kap me 1 kg kokainë, nga klientë të thjeshtë tek njerëz të njohur, droga shpërndahej në zonën e ish- Parkut dhe në lokale nate në Tiranë
10 Dhjetor 2024, 12:01
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 10:46
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht 2024, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht 2024, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor 2024, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj 2024, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj 2024, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj 2024, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj 2024, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen prona me vlerë 4.5 mln, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj 2024, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars 2024, 11:08