Biznesmeni Pëllumb Gjoka mbetet në burg, GJKKO i refuzon lirinë

Biznesmeni Pëllumb Gjoka mbetet në burg, GJKKO i refuzon lirinë

Pellumb Gjoka e avokati Ylli Manjani

Tirane- Lihet në fuqi masa arrest në burg për biznesmenin, Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza” 

Gjoka kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Pëllumb Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

Të arrestuarit akuzohen për vrasje, korrupsion dhe grup kriminal, ndërkohë në kërkim janë ende 9 persona, mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. Përgjimet zbardhën një vrasje dhe pesë tentative vrasje si dhe akte korruptive të prokurorit dhe zyrtarit të policisë që favorizonin grupin kriminal.\

Biznesmeni i kazinove u prangos më 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit "Metamorfoza' bashkë me shoqëruesin e tij Edmond Preka. Në pranga përfundoi dhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, dhe  Oltian Bistri Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)