Biznesmeni: Shullazi më ofroi
7 mln euro të tërhiqja padinëZbulohen 2 persona që kërcënuan Beqajn/Emrat

TIRANE - Biznesmeni Ylvi Beqaj në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur për herë të parë është ballafaquar në një proces gjyqësor me Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë të cilët ai i ka kallëzuar penalisht për gjobvënie.

Në një seancë maratonë e cila zgjati mbi 4 orë Shullazi e Beqaj janë përballur mes njëri-tjetrit me pyetje përgjigje të cilat kanë përfshirë nga raportet me politikën deri tek premtimet për biznes apo dhurim pasurie për të mbaruar punë në hipotekën e Durrësit.
 
Për herë të parë Beqaj ka treguar se për t'u tërhequr nga kallëzimi ndaj Shullazit atij i është ofruar 7 milion euro, por ai s’ka pranuar dhe kjo ofertë i është bërë nga një person me precedent penal.
 
Madje, sipas rrëfimit të Beqjat, ky person e ka garantuar se 1 milion euro ishin të gatshme për t’u dhënë direkt në dorë, ndërsa pjesa tjetër me këste, vetëm me kushtin që ai të hiqte dorë.
 
Në prezencë të prokurorëve dhe gjyqtarëve, biznesmeni Ylvi Beqja ka treguar se edhe gjatë kohës kur ka qenë i mbrojtur nga policia dhe prokuroria, ai ka marrë kërcënime dhe oferta të ndryshme për t'u tërhequr nga dëshmia e tij, kundër Emiljano Shullazit, Gilmano Danit dhe Endrit Zela e Endrit Qyqja.
 
Beqaj i ka treguar gjykatës se ka marrë kërcënim nga një person që është akuzuar për një vrasje. Ky kërcënim sipas Beqjas është bërë në telefon dhe në mënyrë verbale.
 
Madje Beqaj në rrëfimin e tij 1 orësh para Gjykatës së Krimeve të Rënda, mësohet të ketë treguar dhe një moment tjetër për disa deklarata mediatike të disa biznesmenëve nga Fushë-Kruja, që pretendonin se ai u kishte marrë para borxh dhe nuk ia kishte kthyer. 

Shullazi-Beqajt: Do bënim biznes me ndihmën kushëririt ministër
Gjatë seancës Emiljano Shullazi e pyeti Beqajn nëse kanë pasur një plan për një biznes të përbashkët. Ylvi Beqaj ka pohuar duke treguar se, bëhej fjalë për një biznes për riclikimin e mbetjeve spitalore ku do të ndihmohej edhe nga ish-ministri i shëndetësisë, i cili ishte kushëri i tij.
 
Shullazi-Beqajt: Ke çuar Topallin në Arabi?
Administratori i kompanisë “Saudi Brather Comercial Company” ka shkëmbyer dhe pyetje përgjigje me Shullazin në lidhje me njohjen me ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
 
I pyetur nëse e njeh Ilir Beqajn dhe pasi ai të bëhej ministër Ylviu do të negocionte që të fitonte një biznes, dëshmitari i mbrojtur ka deklaruar se ish-ministrin e ka kushëri por s’ka folur kurrë për një marrëdhënie biznesi.
 
Ndalur tek pyetja e Shullazit nëse e ka dërguar ndonjëherë në Arabinë Saudite ish-kryetaren e Kuvendit, Topalli, Beqaj është përgjigjur se kjo nuk është aspak e vërtet.
 
Beqaj: Shullazi dhe një person tjetër më kërcënuan me jetë
Dëshmitari i Prokurorisë, Ylvi Beqaj, i tregoi gjykatës se këta biznesmenë që kanë dalë në media, janë kërcënuar dhe kanosur me armë nga një person nga Fushë-Kruja, me mbiemrin Shullazi dhe nga një person tjetër, i akuzuar për vrasje në kryeqytet, i cili quhej Ervis Martini.
 
Beqja akuzoi dhe avokatin Vladimir Meçe se ishte bere palë në këto kërcënime. Gjithmonë sipas dëshmitarit të prokurorisë, në orkestrimin e daljes së biznesmenëve në media,kanë marrë pjesë dhe avokatët e Emiljano Shullazit dhe një tjetër avokat i njohur që dikur ka qenë prokuror i lartë.
 
Në dëshminë e tij, Beqja ka shtuar se për këtë ka prova bindëse dhe se është i gatshëm t’ia verë në dispozicion gjykatës dhe prokurorisë.
 
Nga ana tjetër biznesmeni ka rrëfyer në seancën e djeshme, se Shullazi e ka kërcënuar herë pas here, duke e detyruar që ai të shtonte përqindjen e pronës që do i dhuronte, tek ish-hotel Vollga, nga 10 në 20 për qind.
 
Ndërkohë seancën e kësaj të martë të pandehurit mes tyre dhe Shullazi ka bërë kallëzim penal për dy prokurorët Eneid Nakuci dhe Elisabeta Imeraj për falsifikim dokumentesh.

Dëshmia e Ylvi Beqajt:
Më ka kërcënuar Emiljano Shullazi. Më ka vënë gjobë disa herë dhe jam detyruar që të jap shuma të mëdha parash. Me Shullazin jam njohur në vitin 2014, kohë kur isha në disa procese gjyqësore. Pas njohjes Shullazi më ka vendosur gjoba. Jam kërcënuar që ti jepja paratë sa më shpejt. Edhe kur u arrestua Shullazi kanë vijuar kërcënimet dhe kërkesat për shuma të mëdha parash. Jam kërcënuar nga këta persona, edhe kur isha në mbrojtje. Madje disa herë kërcënimet kanë qenë me pistoletë në kokë. Më kanë ofruar 7 milionë euro për t'u tërhequr nga denoncimi dhe dëshmia para Gjykatës. Më kanë thënë se 1 milionë euro do të mi jepnin në dorë, ndërsa 6 milionë të tjera brenda javës, sapo të tërhiqesha”.

Shullazi: Behu burre, trego te verteten
Por dëshmia është ndërprerë disa herë për shkak të ndërhyrjes së Shullazit dhe miqve të tij. Ka pasur disa herë ndërhyrje nga të pandehurit që e kanë quajtur, ‘gënjeshtar’.

“Bëhu burrë dhe trego të vërtetën. Më ke kërkuar nder dhe të kam ndihmuar. Më ke kërkuar që bashkë do bënim biznes, në kompani farmaceutike”.

Neshat Fana
Gjithashtu Beqja i ka qëndruar një pjesë të rrëfimit të tij dhënë në prokurori, duke pohuar se tek Shullazi e ka çuar avokati me inicialet Neshat Fana, dhe se pas kësaj kanë filluar kërcënimet e vazhdueshme. Neshat Fana, ka qenë avokat, në procesin civil që Ylvi Beqja ka zhvilluar kundër shtetasit Zanmir Hasa, për ish-hotel Vollgën në Durrës.

Të njëjtën deklaratë mbi kërcënimet, me pistolete Ylvi Beqaj e ka bërë kohë më parë dhe para Prokurorisë së krimeve të Rënda.

Ylvi Beqaj vijon të jetë në mbrojtje nga shteti. Ai akuzon Emiljano Shullazin se i ka marrë duke e kërcënuar, 30% të pronësisë së Hotel Vollgës në Durrës, ndërkohë që më pas ika kërkuar shuma të mëdha parash. Sipas biznesmenit i janë kërkuar para edhe kur Shullazi u arrestua nga Prokuroria, me argumentin se do të paguanin gjyqtarët për të liruar Emiljano Shullaznin.

Ndërkohë Emiljano Shullazi dhe 4 miqtë e tij kanë akuzuar Ylvi Beqjan se po bën dëshmi të rreme dhe se ata nuk kanë lidhje me akuza, por jo vetëm ata.

Madje Shullazi dhe Gilmando Dani kanë akuzuar dy prokurorët se po mashtrojnë me dëshminë. Sipas këtij kallëzimi që disponon Report TV, Shullazi dhe miqtë e tij thonë se prokurorët Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nokucci, kanë falsifikuar dëshminë e Ylvi Beqajt. Ata argumentojnë se ka dy dëshmi të ndryshme, në të njëtën ditë, në të njëtën orë dhe për këtë arsyje kane kërkuar pezullimin e gjykimit.

(d.b/Shqiptarja.com)

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen