Gjashtë minuta u janë dashur grabitësve të marrin mbrëmjen e të shtunës 6 Gusht 2016 mbi 19 milion lekë nga kasaforta e sigurisë në filialin e bankës BKT në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e bllokut.
Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv pas dy ditëve gërmime nën bodrumin e kasafortës me kriko makine Roland Liti që shihni në këtë foto është future në ambientin e kasafortës në ora 23:13 minuta dhe ka dalë prej aty në orën 23:19 minuta.

Roland Liti brenda ambienteve te bankës
Gjithçka ka ndodhur të shtunën në mbrëmje ndërsa mungesa e parave në kasafortën e bankës është pikasur dy ditë me vonesë vetëm ditën e hënë kur stafi dhe arkëtarët e filialit janë rikthyer në punë.
Të gjitha veprimet e kryera nga Liti dhe Alan Babameto në bodrumin nën kasafortën e sigurisë nuk janë të filmuara sqarojnë hetuesit pasi në ambientin e zgjedhur prej tyre nuk ka pasur kamera sigurie.
Gjithçka ka nisur me ndërrimin e bravës së bodrumit nën filialin e bankës i cili pak javë para se të kryhej grabitja ishte marrë me qira për tu kthyer në një ambient lokal nate PUB.
Autorët kishin përllogaritur në detaje çdo veprim teksa arritën deri tek paratë por rënia e alarmit pasi ata morën lekët mbi sirtarët e kasafortës së sigurisë i ka detyruar të largohen me shpejt duke lënë pas prova material që ndihmuan policinë ti zbulojë.
Në dosjen e hetuesve janë një sërë provash që Liti dhe Babameto nuk arritën ti marrin nga bodrumi duke menduar se askush s’do ti zbulonte.
Kriko makine, Pllaka metalike, Leva Metalike, Doreza, Çekik, Daltë dhe Bidoni i Ujit në të cilin mbetën gjurmët e gishtave të Litës janë provat që zbuluan tre autorët e dyshuar që më 6 Gusht 2016 kryen grabitjen me skemën e denjë të një filmi hollivudian.
Në 23 ditët e mbajtura në vëzhgim nga uniformat blu Roland Liti, Alan Babameto i njohur si Toni Montatna dhe Robert Kulla djali i Nehat Kullës paratë e fituara nga grabitja i shpenzuan në jetë luksoze, baste sportive, Casiono dhe udhëtime turistike drejt malit të zi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO