Blake Lively është e martuar prej dy vitesh me bashkëshortin e saj Ryan Reynold dhe kanë deklaruar që po presin fëmijën e tyre të parë.

Ajo ka ndarë me miqtë në Instagram disa foto të grave shtatëzënë dhe në fund foton e saj të shkrepur nga vëllai Eric.

Aktorja shihet e veshur me fund dhe bluzë me dizenjo lulesh dhe ka qëndruar nën refleksin e diellit.

Blake Lively

Ajo ka treguar edhe më parë se familja për të është shumë e rëndësishme.

Çifti janë takuar në vitin 2011 në xhirimet e filmit The Green Lantern dhe u martuan në një ceremoni sekrete në shtator të vitit 2012 në Charlestone.
 Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)