Bledi Çuçi sposton Kokëdhimën
në Gjirokastër, merr timonin e PS

Bledi Çuçi sposton Kokëdhimën<br />në Gjirokastër, merr timonin e PS
Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ja ka dalë të ushtrojë detyrat e tij të ngarkuara nga Kryesia e PS-së, si drejtues politik i Qarkut Gjirokastër, pavarësisht rezistencës nga ish-deputeti Koço Kokëdhima.
 
Burime për Shqiptarja.com, bëjnë me dije se prej më shumë se 3 muajsh, Kokëdhima nuk merr pjesë në mbledhjet organizative të PS-së në Gjirokastër. E kundërta ndodh në qarkun Vlorë ku ai ruan influencën, gjë që shihet dhe nga pasqyrimi i aktiviteteve të tij politike në rrjetin social “Facebook”.
 
Mimi Kodheli u mandatua nga kryesia e PS-së për të dubluar Kokëdhimën në Vlorë menjëherë pasi ai humbi mandatin në Kushtetuese, por ajo ka hasur në rezistencën e fortë të ish-deputetit.
 
Ditën e sotme, Çuçi ka zhvilluar takime me strukturat rinore të PS-së në Gjirokastër në kuadër të zgjedhjeve në FRESSH.
 
Në një prej takimeve me strukturat e PS në Gjirokastër, si i deleguar i Partisë Socialiste në Gjirokastër. Kam bindjen se për qytetin muze, nuk mjaftojnë vetëm investimet infrastrukturore, por i duhet edhe forca dhe energjia e të rinjve. Rishtazi, gara për FreshVoice tregoi se në këtë qytet ka shumë energji që duhen aktivizuar. Mendoj se misioni ynë si politikanë është t'i motivojmë këta të rinj të mos largohen drejt kryeqytetit apo vendeve të tjera. Gjirokastrës i duhen këto energji për të plotësuar mozaikun e gjithë trashëgimisë, e për ta kthyer atë në një nga qendrat me gravitetin më të lartë turistik në gjithë rajonin”- thotë Bledi Çuçi.
 
Asambleja e së shtunës mund të sjellë dhe një riorganizim tërësor të të deleguarve në shtabet politike të PS-së në qarqe. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet